Makina përplas 6-vjeçarin, niset me urgjencë drejt spitalit. Detajet e para

Jul 9, 2020 | 19:57
SHPËRNDAJE

Një 6-vjeçar është përplasur nga një makinë, ende e paidentifikuar në Durrës.

ambulanca

Referuar informacionit paraprak të policisë bëhet e ditur se i mituri A.B., është aksidentuar rreth orës 19:00, në lagjen nr.17.

Ai është transportuar në spital ku po merr ndihmën mjekësore, por ende nuk dihet gjendja e tij. Ndërkohë në vendngjarje ka mbërritur policia që po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 09.07.2020, rreth orës 19:00, në lagjen nr.17, Durrës, një mjet ende i paidentifikuar, ka aksidentuar shtetasin e mitur A.B., rreth 6 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura