Kina merr vendim, pezullohet me afat të pacaktuar hyrja e shtetasve të huaj në vend. Ja njoftimi i ministrisë shqiptare

Mar 27, 2020 | 11:15
SHPËRNDAJE

Passengers wearing protective masks walk at the arrival hall of Ben Gurion International Airport on February 22, 2020. - Israel refused to allow some 200 non-Israelis to disembark from a plane which arrived from South Korea, as part of measures against the new coronavirus, the health ministry said. It said the plane was made to return to South Korea, after the 12 Israeli passengers on board were taken away in ambulances waiting at Tel Aviv to be quarantined. (Photo by Ahmad GHARABLI / AFP)

Autoritetet kineze, për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19, duke filluar nga data 28 mars 2020, kanë vendosur të pezullojnë përkohësisht hyrjen në Kinë për shtetasit e huaj që mbajnë viza ose leje qëndrimi të vlefshme, deri në një njoftim të dytë.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme bën të ditur në një postim në rrjetet sociale për shtetasit shqiptarë, se Kina ka ndaluar gjithashtu hyrjen e shtetasve të huaj me kartën e udhëtimit të biznesit APEC.

Njoftimi nga ministria e Jashtme shqiptare, për hyrjen në Republikën Popullore të Kinës

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme informon të gjithë qytetarët shqiptarë, se sot autoritetet kineze, për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19, kanë njoftuar:

? Republika Popullore e Kinës, duke filluar nga data 28 mars 2020, ka vendosur të pezullojë përkohësisht hyrjen në Kinë për shtetasit e huaj që mbajnë viza ose leje qëndrimi të vlefshme, deri në një njoftim të dytë;

? Gjithashtu ndalohet hyrja e shtetasve të huaj me kartën e udhëtimit të biznesit APEC;

? Hyrja e shtetasve të huaj me pashaporta diplomatike, shërbimi, mirësjellje ose pashaporta të tipit C nuk do të ndikohet nga ky njoftim;

? Shtetasit e huaj, që për veprimtari të nevojshme ekonomike, tregtare, shkencore ose teknologjike ose për nevoja urgjente humanitare, do t’u nevojitet hyrja në Republikën Popullore të Kinës, do të duhet aplikojnë për viza në Ambasadat ose Konsullatat kineze;

? Për vizat e lëshuara pas këtij njoftimi, nuk do të ketë pengesa për hyrjen në Republikën Popullore të Kinës.

❗️Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Përfaqësitë tona Diplomatike do t’ju informojnë për çdo hap të ndërmarrë gjatë këtyre ditëve.

Bashkë, kundër këtij armiku ?, do t’ja dalim!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura