Kërcënohet me pistoletë në kokë zyrtari i PD, 2 persona e ndaluan dhe…

Apr 23, 2018 | 20:19
SHPËRNDAJE

Partia Demokratike ka denoncuar sot kërcënimin me armë që i është bërë zyrtarit të saj, kryetar i grupit të punës për organizimin e PD, Florian Xhuti.

aliobejan

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj ka deklaruar se “Kërcënimi me armë i përfaqësuesit të opozitës ka ndodhur mesnatën e së enjtes. Ne nuk e denoncuam ngjarjen, pasi i dhamë policisë kohë të zbulonte autorët. Policia u mjaftua vetëm duke thënë se autorët u larguan në drejtim të paditur”- tha ai.

Sipas tij, ngjarja e rëndë ka ndodhur pasi zyrtari po kthehej nga një takim me strukturat në Përmet dhe Memaliaj.

“Ne aksin Memaliaj Ballsh, mjeti me të cilin udhëtonte i vetëm është ndaluar nga një automjet tjetër me dy persona, pasi i kanë zënë rrugën në një vend të pandricuar, njëri iu afrua mjetit të Xhutit, i ka vënë pistoletën në kokë e ka sharë dhe e ka paralajmëruar të mos kthehej më në Tepelenë e të shante qeverinë. Dy personat janë përpjekur ta zbresin nga makina Xhutin, por fatmirësisht ka kaluar një makinë tjerë, moment që e ka shfrytëzuar Floriani për të larguar armën nga koka dhe për tu larguar, ka bërë denoncimin në Fier, policia thotë se ka bërë hetimet”- tha ai.

DEKLARATA E PLOTE 

Jam këtu për të denoncuar një ngjarje të rëndë kriminale!
Persona të armatosur në mes të natës kanë kërcënuar me pistoletë në kokë, kryetarin e grupit të punës për organizmin e Partisë Demokratike në qarkun e Gjirokastrës, Florian Xhuti.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur, pasi Floriani po kthehej nga një takim me strukturat e partisë në Tepelenë.
Në aksin rrugor Tepelenë-Memaliaj, mjeti me të cilin Florian Xhuti udhëtonte i vetëm, është ndaluar nga një automjet tjetër, ku ishin dy persona, të cilët ai nuk ka mundur t’i identifikojë.
Pasi i kanë zënë rrugën në një vend të pandriçuar, njëri prej personave është afruar tek mjeti i zyrtarit të Partisë Demokratike, Florian Xhuti, i ka vendosur pistoletën në kokë, duke e sharë dhe duke e kërcënuar me paralajmërimin të mos kthehej më në Tepelenë për të sharë qeverinë.
Të dy personat e paidetifikuar janë përpjekur ta zbresin nga makina Florian Xhutin, por fatmirësisht, aty ka kaluar një makinë tjetër, moment i cili është shfrytëzuar nga Floriani për të larguar armën nga koka dhe për t’u larguar.
Ai ka shkuar me urgjencë në drejtorinë e Policisë Fier ku ka bërë denoncim zyrtar për ngjarjen. Policia nga ana e saj ka marrë deklarimet e Xhutit dhe thotë se ka bërë veprimet dhe hetimet për ngjarjen. Kërcënimi me armë i përfaqësuesit të opozitës ka ndodhur afër mesnatës të së enjtes. Ne nuk e kemi denoncuar publikisht këtë ngjarje kriminale për t’i dhënë kohë policisë të bëjë detyrën për zbulimin e autorëve, por deri tani, i vetmi rezultat i saj është se autorët kanë ikur në drejtim të paditur.
Partia Demokratike e refuzon këtë përpjekje mjerane për t’i mbyllur gojën opozitës dhe përfaqësuesve të saj, që kanë denoncuar me forcë kultivimin dhe trafikimin e lëndës narkotike në Tepelenë, Memaliaj dhe në të gjithë Shqipërinë.
Duke dënuar me forcë këtë ngjarje kriminale që ka për qëllim intimidimin e opozitës dhe largimin e saj nga zonat që deri dje mbilleshin me kanabis, me lejen e Saimir Tahirit, Partia Demokratike i bën të qartë kujtdo se asgjë nuk do ta ndalë atë në denoncimin e lidhjeve të krimit më këtë qeveri në çdo nivel të saj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura