Kapja e urdhëruesve të pengmarrjes së Prengës, Renea aksion në Shkodër

Jan 30, 2020 | 9:00
SHPËRNDAJE

Aksion qe ne oret e para te mengjesit ne Shkoder. Forcat RENEA dhe policia kane nisur nje aksion ne vijim te hetimeve per pengmarrjen dhe vrasjen e Jan Prenges, ne Shijak, raporton “News 24”.jan prenga

Dihet tashme se tri grupe kriminale dyshohet të kenë bashkëpunuar për pengmarrjen e Jan Prengës, i cili dyshohet të ketë gjetur vdekjen gjatë torturave, kur mbahej në një resort në zonën e Shijakut.

Por në këtë ngjarje dyshohet se ka vepruar edhe një grup nga Shkodra dhe një tjetër nga Vlora. Policia ka shpallur në kërkim edhe 4 persona të tjerë, përveç Altin Hajrit, pasi dyshohet se kanë bashkëpunuar në pengmarrjen, vrasjen dhe zhdukjen e trupit të 48- vjeçarit Prenga. Ja personat qe kerkohen:

M. B., personazh me dritë-hije të forta në botën e krimit, nga Shkodra, i akuzuar për trafik droge nga Ekuadori në vendet e BE.

G. D., është i skeduar nga autoritetet e vendeve të BE dhe konsiderohet si njeriu kyç që urdhëroi rrëmbimi i Jan Prengës, përderisa vëllai i këtij të fundit arriti të nxirret nga porti britanik një sasi të madhe kokaine, por nuk e dorëzoi në destinacion.

K. G., nga Shkodra, i përfshirë më herët në aktivitet kriminal në vendet e BE, por edhe në Shqipëri i skeduar. Ky mendohet të jetë personi që ka bërë rolin e ndërmjetësit, duke çuar mesazhin për marrjen peng të Prengës.

D.R., nga Vlora, personazhi më i fuqishëm i botës së krimit në Vlorë. Më 2014, është arrestuar me 240 kg kokainë në Ekuador, më herët ishte akuzuar për përfshirje në vepra kriminale në Shqipëri.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura