Ishte në kërkim ndërkombëtar, kapet 35-vjeçari në Vlorë. Dy veprat penale që e çojnë pas hekurave

Dec 6, 2019 | 10:25
SHPËRNDAJE

Arrestohet ne Vlore nje 35-vjecar qe ishte i shpallur ne kerkim ndërkombëtar. Policia e Vlores ka kapur shtetasin L. (F.) B., 35 vjeç, banues në Vlorë, i cili ishte i denuar me 5 vite e 6 muaj burg nga drejtësia italiane.opolicia-vlore

“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, Itali, pasi Gjykata e Apelit Ancona, Itali me vendimin e datës 26.10.2019, e ka dënuar me 5 vite e 6 muaj burg, për veprat penale “Tentativë vrasjeje” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, sipas Kodit Penal italian”- ben me dije policia.

NJOFTIMI 

Policia vë në pranga 1 shtetas të dënuar me 5 vite e 6 muaj burg nga drejtësia italiane.

Seksioni për Hetimin e Krimeve ndaj Personit dhe Pasurisë pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë në bashkëpunim me Interpol Tirana ka bërë kapjen dhe ndalimin e shtetasit:

• L. (F.) B., 35 vjeç, banues në Vlorë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, Itali, pasi Gjykata e Apelit Ancona, Itali me vendimin e datës 26.10.2019, e ka dënuar me 5 vite e 6 muaj burg, për veprat penale “Tentativë vrasjeje” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, sipas Kodit Penal italian.

Vijojnë veprimet e mëtejshme për ekstradimin e këtij shtetasi drejt shtetit italian.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura