“Cllevio më pagoi 2 mijë euro”- Gjykata jep masën e sigurisë për autorin që dogji “Ferrarin” e Noizy-t

Aug 15, 2023 | 17:42
SHPËRNDAJE

Gjykata e Durrësit ka lënë në burg Siar Kontin, autorin e dyshuar të djegies së “Ferrari-t” të reperit Rigels Rajku, i njohur me emrin e artit “Noizy”.noizy

Ndërkohë togat e zeza dhanë masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për 17-vjeçarin nga Vlora, i cili akuzohet se e ndihmoi Siar Kontin duke hedhur benzinë në pjesën e përparme të automjetit luksoz.

Ngjarja ndodhi më 6 gusht, në Durrës, ndërsa policia njoftoi më 11 gusht 2023 arrestimin e shtetasit Siar Konti, si autor i zjarrvënies në automjetin luksoz të markës Ferrari.

Autori është kapur nga kamerat e sigurisë duke ecur i qetë pranë vendit të ngjarjes dhe pas sigurimit të provave të nevojshme, i riu është dorëzuar dhe e ka pranuar autorësinë e zjarrit.

Në dëshminë e tij, vlonjati ka deklaruar se është paguar 2000 euro nga një tjetër këngëtar me të cilin Noizy ka patur konflikt më parë, i njohur me emrin “Cllevio”, i cili figuron të jetë jashtë Shqipërisë.

Çfarë deklaroi Cllevio pas akuzave?

Pas lajmit se një vlonjat ishte paguar 2000 euro nga Cllevio për të djegur makinën “Ferrari” 300 mijë euro të Noizyt, reperi ka bërë një postim me një fragment kënge.

klevio

Pas dëshmisë se te riut vlonjat, këngëtari  Cllevio Serbiano që emrin e vërtetë e ka Kleviol Ahmetaj, ka deklaruar për policinë se nuk ka asnjë lidhje me këtë ngjarje dhe se problemet me Noizyn i ka sheshuar kohë parë.

Edhe pse ka dhënë këtë dëshmi, Cllevio rrezikon burgun për të disatën herë pas dëshmisë së vlonjatit nëse do të verifikohet se porosia është bërë pikërisht nga ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura