EMRI/ I dënuar me 18 vjet burg për vrasje, kush është 55-vjeçari që u ekstradua nga Greqia

Nov 4, 2019 | 8:26
SHPËRNDAJE

Ekstradohet nga Greqia një shtetas shqiptar i dënuar me 18 vjet burg për vrasje dhe armëmbajtje pa leje.

arrestim

Policia ben me dije se nga specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Greqia drejt vendit tonë i shtetasit shqiptar Kudret Shametaj, 55 vjeç.

“Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka denuar me 18 vjet burg për veprat penale “Vrasja” dhe “Armëmbajtja pa leje”. Ky shtetas ka vrarë me armë zjarri shtetasin A. M”- njofton policia.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athina, u bë i mundur arrestimi dhe ekstradimi i tij nga Greqia drejt vendit tonë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura