Grupi i Demokratëve shkarkon Rudina Hajdarin nga posti i Kryetares. Ja kush e zëvendëson

May 14, 2020 | 11:46
SHPËRNDAJE

rudina hajdari zuri kimGrupi Parlamentar i Demokratëve në Parlament ka votuar sot shkarkimin e Rudina Hajdarit nga posti i kryetares së këtij grupimi.

Burime te Panorama.al konfirmojnë se më anë të një shkresë deputetët e larguar nga Partia Demokratike dhe që formojnë opozitën e re në Parlament, kanë zëvendësuar Rudina Hajdarin me nënkryetarin aktual të Kuvendit, Myslim Murrizin.

Kjo është hera e dytë që Grupi i Demokratëve ndërmerr nismën për të larguar Hajdarin dhe me gjasa kësaj herë është përfundimtare.

Herën e parë deputetët u tërhoqën nga vendimi i tyre, pasi ligjvënësit e djathtë u përçanë me njëri-tjetrin, duke u ndarë në dy grupime.

Vendimi vjen një ditë pasi, Rudina Hajdari ka ashpërsuar tonet ndaj PS, PD dhe LSI në tryezën e Reformës Zgjedhore.

Ruci-Murrizi11

murrizi

rudina-hajdari

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura