Gjyqtarja e Tiranës kalon vetingun, KPK: Brati, figurë e pastër

Jul 5, 2018 | 13:36
SHPËRNDAJE

Gjyqtarja e Gjykatës së Rrethit Tiranë, Alma Brati kalon vetingun. Trupa gjykuese e KPK, e përbërë nga Pamela Qirko, Lulzim Hamitaj dhe Genta Tafa Bungo vendosi sot konfirmimin e saj në detyrë.

KPK-600x400

Seanca dëgjimore për Bratin, e cila është edhe kandidate për Këshillin e Lartë të Gjyqësorit, u zhvillua një ditë më parë.

Alma Brati është emëruar gjyqtare në vitin 2007. Më parë, ajo ka punuar si juriste në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive në Durrës dhe inspektore në Këshillin e Lartë të Drejtësisë.

Në raportin e ILDKPKI-së, thuhet se Brati nuk ka fshehur pasurinë, dhe nuk është në konflikt interesi.

KPK ka hetuar veçmas për pasurinë e gjyqtares dhe nuk ka konstatuar fshehje pasurie, çka përkonte me raportin e ILDKPKI-së.

Pasuritë e Alma Bratit janë një apartament banimi 101 metra katrorë, blerë në kontratë shitjeje me rezervë 80 mijë euro, për të cilin ka shërbyer kontrata e kredisë 50 mijë euro. Deri në vitin 2016 detyrimi ishte 6 mln, ndërsa nga tezja e saj kishte një hua prej 25 mijë eurosh. Shtëpinë e dytë e kishte në Durrës, 179 metra katrorë, me kontratë shitjeje në vitin 2002, blerë për 1.9 milionë lekë në bashkëpronësi me ish-bashkëshortin dhe prindërit. Në pasurinë e saj rezulton edhe një makinë Mazda me vlerë 19.500 eur

Pika ku “cënohet” figura e Bratit, janë 5 ankesa të depozituara për pastërtinë e figurës së gjyqtares, por këto të dhëna nuk janë në dorën e KPK-së por e gjykatave më të larta.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura