Dy persona në prangat e policisë, u kapën në flagrancë, ja pse akuzohen

Nov 18, 2019 | 9:04
SHPËRNDAJE

policia-arrestim-naten-1-1

Dy persona jane arrestuar ne flagrance nga policia e Durrësit, njeri pasi ishte ne kerkim dhe tjetri sepse kishte aksidentuar nje shtetase.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, kapën dhe ndaluan shtetasin L.B., 46 vjeç, banues në fshatin Bizë, Durrës.

Ndaj këtij shtetasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”.

Nga Specialistët e Qarkullimit Rrugor Durrës, u arrestua në flagrancë shtetasi E.C., 23 vjeç, banues në Laç.

Ky shtetas në Thumanë, duke drejtuar mjetin tip “Range Rover”, në gjendje të dehur ka goditur mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin F.R., ku për pasojë është lënduar pa pasoja për jetën një 44 vjeçare pasagjere në mjetin tip benz.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura