Dy pacientë humbin jetën në Infektiv, Ministria jep detajet

Jul 10, 2020 | 10:34
SHPËRNDAJE

Dy paciente kane humbur jeten ne Infektiv, pa mundur t’i shpetonin semundjes, pavaresisht perpjekjes se bere prej ditesh per trajtimin e tyre.
Ministria e Shendetesise ka bere me dije se pacientet qe kane humbur jeten jane nje 81 vjecar nga Shkodra dhe nje 63 vjecar nga Elbasani.

“Fatkeqësisht dy qytetarë nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në spitalin infektiv. Një 81 vjeçar nga Shkodra dhe një 63 vjeçar nga Elbasani, të shtruar prej disa ditësh në spitalin infektiv në gjendje të rënduar, nuk kanë mundur të mbijetojnë, megjithë përpjekjet e stafit mjekësor. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve”- njoftoi sot MSH.

Me dy viktimat e sotme, numri i personave qe kane humbur jeten nga koronavirusi ne vend shkon ne 85.

COVID-19 – Statistika (10 Korrik 2020)
Testime totale 31513
Raste pozitive 3278
Raste të shëruara 1875
Raste Aktive 1318
Humbje jete 85 (Qarku Tiranë 46, Durrës 13, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 13, Kukës 1, Elbasan 3, Lezhë 1, Berat 1)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura