“Kush e ndjen vetën puçist është i alertuar”, Presidenti Meta pas mesazhit të ambasadës amerikane në Tiranë: Më 2 mars do vijnë qindra…

Feb 29, 2020 | 12:28
SHPËRNDAJE

ilir-meta-675x450

Dy ditë para mbajtjes së manifestimit të 2 marsit, kreu i shtetit Ilir Meta ka dalë sot në një konferencë me mediat ku ka komentuar edhe deklaratën e ambasadës amerikane në Tiranë e cila një ditë më parë dha një mesazh “alert” për qytetarët e saj që jetojnë në Tiranë, duke kujtuar se në demonstratat e mëparshme ka pasur dhunë.

 

 

 

 

“Zero shqetësim, zero frikë, për manifesrimin më paqësor, më demokratik, më gjithëpërfshirës e vetëm kuqezi në 2 mars. Për gjithë qytetarët e shqiptarët që kanë dëshirë e ndiejnë që zëri i tyre duhet të dëgjohet, pasi kushtetuta është dokumenti themeltar i këtij shteti dhe vetëm mbrojtja e saj e garanton unitetin tonë kombëtar e garanton shtetin e së drejtës e të ardhmen evropiane. Evropianë, amerikanë, pjesëmarrja do jetë e lartë, shumë prej tyre më kanë konfirmuar mua pjesëmarrjen e tyre, kemi problem se duan që edhe zëri i tyre të dëgjohet, se duke jetuar këtu janë të shokuar nga niveli i shkeljes së ligjit dhe mbretërimi i korrupsionit, ne do bëjmë gjithcka që zëri tyre të dëgjohet, të gjithë janë të mirëpritur të ndjekin udhëzimet që ne japim e japim. Nuk është tashmë një sekret që me dhjetra shqiptaro amerikan kanë mbërritur e disa qindra do jenë deri të hënën në drekë, mes tyre edhe shumë personalitete të spikatura për opinionin publik.

Alert ka vetëm për grupin puciast, kush e ndjen vetën pucist është i alertuar, pse? Sepse është thirrur populli”.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura