Digjet “Ferrari” i Noizy-t, kapet autori dhe pranon ngjarjen: U pagova 2 mijë euro nga…

Aug 13, 2023 | 12:11
SHPËRNDAJE

Makina “Ferrari” e këngëtarit të njohur Noizy është djegur. Sipas News24, makina luksoze e tij është djegur pak ditë më parë në Durrës, një mjet me vlerë 300 mijë euro.

noizy1

Makina e kuqe e cila që prej kohës  ishte blerë, ekspozohej me krenari prej këngëtarit të njohur madje në fillim ai e ka quajtur dhe “Shakira” makinën luksoze. Policia tashmë ka prangosur autorin e kësaj zjarrëvënie të rëndë, i cili është një i ri nga qyteti i Vlorës dhe është arrestuar pikërisht nga policia e qytetit bregdetar.

Autori është kapur nga kamerat e sigurisë duke ecur i qetë pranë vendit të ngjarjes dhe pas sigurimit të provave të nevojshme, i riu është dorëzuar dhe e ka pranuar autorësinë e zjarrit. Në dëshminë e tij, vlonjati ka deklaruar se është paguar 2000 euro nga një tjetër këngëtar me të cilin Noizy ka patur konflikt më parë, i cili figuron të jetë jashtë Shqipërisë.

Pas prangosjes së të riut vlonjat, është kërkuar të merret në pyetje dhe këngëtari i cili nuk ka ardhur ende në Shqipëri ku dhe rrezikon arrestimin. Një ditë më parë, Noizy është shfaqur i qeshur pranë kryeministrit në një foto të publikuar nga ky i fundit me mbishkrimin “Zhurmë, zhurmë” por nuk dihet nëse ishte kjo zhurma apo ka ndonjë zhurmë tjetër.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura