Dhunohet efektivi i policisë në Tiranë, pasi ndaloi një makinë, shoferit ‘iu ngritën’ nervat dhe…

Jan 24, 2020 | 10:19
SHPËRNDAJE

policia rrugore

Një efektiv policie është dhunuar nga një shofer pasi u ndalua në aksin rrugor Teg – Liqeni Artificial.

Policia në një informacion paraprak bën me dije se u arrestua në flagrancë 41-vjeçari F. N., banues në Tiranë.

“Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi, gjatë patrullimit në aksin rrugor Teg – Liqeni Artificial, patrulla e Policisë së qarkullimit rrugor i ka bërë shenjë ndalimi drejtuesit të mjetit dhe gjatë komunikimit të masës administrative të dhënë nga ana e tyre për shkeljen e kryer, shtetasi F. N. ka goditur për shkak të detyrës punonjësin e Policisë së qarkullimit rrugor”.

Materialet do t’i kalojnë prokurorisë, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura