Emri/ Deputeti aksidenton me vdekje 53-vjeçarin, deklarata e tij në polici

Aug 12, 2017 | 20:50
SHPËRNDAJE

Deputeti i PDIU-së, Aqif Rakipi ka aksidentuar nje person ne aksin Vore-Tirane, duke i shkaktuar vdekjen.

Deputeti i PDIU, Aqif Rakipi
Deputeti i PDIU, Aqif Rakipi

Sipas te dhenave te para mesohet se i aksidentuari eshte nje shtetas 53-vjecar dhe aksidenti ka ndodhur ne aksin rrugor Vore- Tirane, në afërsi të mbikalimit të kthesës së Kamzës, konkretisht përballë me Tregun ushqimor.

Aksidenti ka ndodhur ne oret e para te mengjesit te sotem saktesisht ne oren 04:41,dhe viktime e aksidentit ka mbetur shtetasi 53-vjecar me inicialet S.S.

Mesohet se pas aksidentit deputeti Rakipi eshte paraqitur vete ne polici. Policia njoftoi zyrtarisht se deputeti u paraqit vetem pak minuta pas aksidentit se bashku me mjetin e tij, i cili ishte i demtuar ne pjesen e pare.

Zyrtarisht ne informacionin e pare per ngjarjen, policia theksoi:

Menjëherë është nisur patrulla e policisë për të verifikuar informacionin, e cila pak minuta më vonë ka konstatuar një person në rrugë pa shenja jete, dhe në këto momente, afërsisht në orën 04:51 minuta, Komisariati i Policise nr.2 ka njoftuar që në këtë Komisariat është paraqitur shtetasi A. R., me automjetin e tij, tip Mercedes (i dëmtuar në pjesën e përparme të tij) i cili deklaroi se ka përplasur një person në autostradë dhe po dorozohej në Komisariat”.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura