COVID-19 ‘mësyn’ edhe në burgun e Fierit, infektohet i dënuari, dy infermierë dhe…

Aug 15, 2020 | 18:02
SHPËRNDAJE

COVID-19 ka hyrë edhe në burgun e Fierit. Burime për “Panorama” bëjnë me dije se janë infektuar me koronavirus një i dënuar, dy infermierë dhe gjashtë punonjës të burgut.

burgu-fier

Mësohet se i dënuari është transferuar në spitalin e burgut ku po merr edhe mjekim. Në total në të gjithë vendin tonë janë infektuar 15 të dënuar.

Ndersa ne total numri i te infektuarve ne te gjithe vendin, referuar perditesimit te fundit te te dhenave eshte 7260.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura