Bie një tjetër anëtar i Kushtetueses, problem pasuria dhe kontakte me persona të inkriminuar

Jul 16, 2018 | 9:35
SHPËRNDAJE

KPK-ja vendos të shkarkojë nga detyra gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese, Gani Dizdari. Ky i fundit pati probleme, sipas KPK-së, për sa i përket pasurisë dhe integritetit të figurës.

Seanca-Gani-Dizdari-600x292
Avokati i Gani Dizdarit, Sokol Hazizaj përballë trupës gjykuese të drejtuar nga Pamela Qirko dhe anëtarë Roland Ilia dhe Olsi Komici.

Trupa gjykuese vlerësoi se gjyqtari Dizdari ka kontakte të papërshtatshme dhe probleme me pasurinë. E para ka të bëjë me nipin e tij A.L., i dënuar vite më parë për “ushtrim të ndikimit të paligjshëm te personat që ushtrojnë funksione publike”.

Bëhet fjalë për një rast të vitit 2012, ku ai, së bashku me persona të tjerë, po ushtronin ndikim në një trupë gjykuese në Gjykatën e Lartë që të lirohej një i dënuar me 20 vjet burg për vrasje.

Sipas KPK-së, gjyqtari Dizdari ka udhëtuar disa herë jashtë vendit me automjetin e nipit të tij, bazuar në të dhënat e sistemit TIMS.

Po kështu, problem për KPK-në është edhe pasuria e gjyqtarit. Sipas relatorit të çështjes, Roland Ilia, gjyqtari ka bërë deklarime të sakta për një apartament 97.5 metra katrorë të privatizuar sipas ligjit, një apartament 86 metra katrorë në Gjirin e Lalzit dhe një sipërfaqe prej 1000 metrash katrorë në Mjull Bathore.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura