Bie nga ballkoni i katit të tretë 10-vjeçari polak, dërgohet në gjendje të rëndë në spital

Aug 7, 2022 | 23:51
SHPËRNDAJE

Një 10-vjeçar polak dyshohet se ka rënë nga ballkoni i katit të tretë në qytetin e Durrësit.

ambulanca 1

Sipas News 24, 10-vjeçari është dërguar me urgjencë në spital në gjendje të rëndë për jetën.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura