EMRI/ Atentati me armë zjarri në Malësi të Madhe, arrestohet një nga vëllezërit, në kërkim tjetri

Sep 14, 2018 | 18:07
SHPËRNDAJE

Ndalohet një nga dy autorët e ngjarjes së ndodhur me datë 5 Maj 2018 në fshatin Kamicë të Malësisë së Madhe, ku mbeti i plagosur me armë zjarri Ylli Berishaj.

Policia e Shkodrës njoftoi se 48-vjeçari Lulzim Hasanaj u vu në pranga nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër me mbështetjen e FNSH Shkodër, pas informacioneve të marra në rrugë operative.

fnsh

Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër me vendimin Nr.544 marrë më 29 Maj, ka vendosur ndaj 48-vjeçarit masën e sigurimit personal “Arrest në Burg“ për veprat penale të “Vrasjes me dashje, në tentative, kryer në bashkëpunim” si dhe “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”, parashikuar nga nenet 76-22, 25 e 278/3 të Kodit Penal.

Ai akuzohet si bashkautor i plagosjes me armë zjarri i Ylli Berishajt, ngjarje kjo e ndodhur më datë 05 Maj, në fshatin Kamicë, Malësi e Madhe.

Në një njoftimin paraprak pas plagosjes, policia bënte me dije se ndërhyri në vendngjarje pas marrjes së njoftimit rreth orës 15:00. Plagosja me armë zjarri, sipas të njëjtave burime, erdhi pas një konflikti të çastit me bashkëfshatareve, Ylli Berishaj dhe vëllezërve Hasanaj.

Teksa një nga vëllezërit Hasanaj u vu në pranga disa muaj pas ngjarjes, tjetri rezulton ende në kërkim policor.

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura