EMRI/ Arrestohet gjatë një operacioni antidrogë efektivi i RENEA-s, në pranga u vunë edhe…

Aug 20, 2021 | 20:38
SHPËRNDAJE

Një efektiv i RENEA-s është vënë në pranga nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave.

renea

Behet e ditur se eshte kapur shtetasi, Rael Luli, i cili u arrestua gjatë një operacioni antidrogë.

Po ashtu mësohet se gjatë këtij operacioni janë vene ne pranga edhe 4 persona të tjerë.

“Eshtë finalizuar operacioni për goditjen e një rrjeti të shpërndarjes së kokainës në qytetin e Tiranës, i cili dyshohet se drejtohej nga një punonjës policie i forcave speciale. 

Grupi vepronte kryesisht në zonën e njohur si “Parku i autobusave”, Kombinatit, Misto Mame, Yzberisht dhe Qytet te Nxenesve”, thuhet ne njoftim.

 

Njoftimi nga SHCBA

Tiranë – SHÇBA godet grupin e shpërndarjes së lëndëve narkotike, deri tani 5 të shoqeruar ne kushte flagrance, mes tyre 1 punonjës policie

Në vijim të një procedimi proaktiv nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës dhe me mbështetjen e operacionale te DVP Tirane, është finalizuar operacioni për goditjen e një rrjeti të shpërndarjes së kokainës në qytetin e Tiranës, i cili dyshohet se drejtohej nga një punonjës policie i forcave speciale.

Aktualisht janë të shoqëruar në kushte flagrance me provat materiale (kokainë dhe hashash) 5 shtetas:

Ata janë:

– R.L., 27 vjeç, punonjës policie pranë repartit special RENEA;

– J.L., 30 vjeç;

– G.H., 26 vjeç;

– G.S., 27 vjeç;

– E.S., 26 vjeç.

Aktualisht po vazhdojnë kontrollet e banesave të personave të implikuar.

Grupi vepronte kryesisht në zonën e njohur si “Parku i autobusave”, Kombinatit, Misto Mame, Yzberisht dhe Qytet te Nxenesve.

Janë sekuestruar lëndë narkotike të dyshuara si kokainë dhe kanabis, para dhe armë.

Operacioni është në vijim e sipër dhe në përfundim të veprimeve do të ketë një njoftim për media.

SHÇBA mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të shkeljes së ligjit, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura