EMRI+FOTO/ Ja i riu që u arratis nga salla e gjyqit, e pësojnë keq edhe 3 efektivë. Policia: Nuk na kërkuan…

May 23, 2018 | 12:44
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Nje arratisje spektakolare ka ndodhur kete te merkure nga gjykata e shkalles se Pare Vlore. Quhet Mikel Kasaj, i riu qe u arratis nga salla e gjyqit, pak pasi u dha vendimi ne ngarkim te tij.

Mikel Kasaj, ky qe shihni ne foton me poshte, ishte arrestuar per heqje te paligjshme te lirise se personit.

Mikel Kasaj
Mikel Kasaj

Ai ka mundur t’i shpetoje mbikeqyrjes se policise, pak pasi gjykata dha vendimin per denimin ndaj tij. Ai u denua me 3.4 vite burg, pasi perfitoi nga gjykimi i shkurtuar.

Mesohet se Kasaj ia ka mbathur me vrap, pas dhenies se vendimit. Ka pritur dhenien e vendimit, e duke perfituar ne ate moment, qe thuhet se ka qene i paprangosur, ka kapercyer tavolinen dhe ka dale jashte salles. Policia eshte vene ne ndjekje te tij dhe qyteti i Vlores eshte blinduar ne hyrjet dhe daljet e tij.

Mesohet se prokuroria e rrethit ka nisur hetimet, ndersa 3 efektive te burgjeve qe kishin detyre ta shoqeronin te prangosurin, jane shoqeruar ne polici dhe pritet arrestimi i tyre.

Njoftimi i policise 

Më datë 23.05.2018, rreth orës 10:25, Salla Operative Vlorë është njoftuar se prej ambienteve të Gjykatës Vlorë ku shërbimet e IEVP-së kishin dërguar për masë sigurie shtetasin Mikel Kasa, 29 vjeç, ky i fundit është arratisur.

Shërbimet policore të IEVP-së gjatë shoqërimit të këtij shtetasi në ambientet e Gjykatës nuk kanë kërkuar mbështetjen e forcave policore të DVP Vlorë.

Aktualisht nga ana e Drejtorisë Vendore e Policisë Vlorë janë ngritur disa grupe kontrolli dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen dhe ndalimin e këtij shtetasi.

Policia kërkon bashkëpunimin dhe ndihmesën e çdokujt që e sheh shtetasin e dënuar Mikel Kasaj, 29 vjeç, i cili ditën e sotme mundi të arratisej nga ambientet e Gjykatës Vlorë, të telefonojnë në numrin e telefonit 129.
Ky shtetas në momentin e arratisjes ka pas veshur një palë pantallona të zeza dhe një bluzë rozë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura