EMRI/ Aksident i rëndë, i riu në timon përplas për vdekje kalimtarin. Detajet e para

Oct 6, 2019 | 9:17
SHPËRNDAJE

Nje aksident i rende me pasoje vdekjen e nje kalimtari ka ndodhur kete mengjes. 

ilustruese
ilustruese

Aksidenti ka ndodhur ne rrugën Lezhë – Shëngjin dhe gazetari i “Panorama” ben me dije se viktima eshte identifikuar si shtetasi Fatmir Pervataj, 29 vjeç, banues në Tropojë.

Nderkohe qe sipas policise, autori i aksidentit eshte shtetasi E.M. 19 vjeç, banues në Lezhë.

Lezhë / Informacion paraprak

Në rrugën Lezhë – Shëngjin, shtetasi E.M. 19 vjeç, banues në Lezhë, ka aksidentuar shtetasin këmbësor F.P. 29 vjeç, banues në Tropojë, i cili për pasojë ka humbur jetën.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme hetimore procedurale.

Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura