Labi: Pse refuzova skenat e nxehta me Gentën

Jul 29, 2015 | 14:09
SHPËRNDAJE

11692654_862376087171110_3232684922670267694_n
Janë rikthyer në një bashkëpunim këtë verë dy këngëtarët më të njohur kosovarë, njëra si më atraktivja e skenës e tjetri më i kërkuari dhe i njohur si artisti me shpirtin më humanist. Megjithëse u shfaqën bashkë në klip, në disa skena ata nuk ishin çift, por kishin realizuar xhirimet veçmas. Duket se skenat e nxehta në të cilat shfaqej Genta, Labi kishte preferuar t’i tejkalonte. Ky nuk ka qenë dueti i vetëm me këngëtare të njohura në karrierën e Labit, pasi ai deri më tani ka bashkëpunuar me Leonora Poloskën, Greta Koçin dhe shumë të tjera. Por si e përshkruan këtë lloj bashkëpunimi ai: ‘’Mendoj se po përmbyll një mesazh, që do të kumtojë se Shqipëria e madhe është shumë afër”.
11412332_10153515421138578_1754398743760071533_n
E sa i përket mospjesëmarrjes në skenat e nxehta me Gentën, ai përgjigjet: ‘’Normalisht Genta ka pasur skena të nxehta që unë nuk kam mundur të jem i pranishëm, për arsye se kam stilin tim dhe ajo ka të drejtën e saj që mendon se ndihet mirë ashtu. Unë e kam pëlqyer këngën, tekstin dhe kompozimin, e rëndësishme është që teksti nuk ka pasur ndonjë shprehje banale, kjo më pëlqen, e Genta po kthehet në stilin e vjetër. Ky ka qenë bashkëpunimi ynë në melodi e tekst’’, shprehet Labi, ndërsa për këngëtaren seksi Genta Ismaili, duket se është rikthyer në identitet, ashtu siç ka qenë në fillim të karrierës, për shkak se ka dëgjuar komplimente nga njerëz që i kanë thënë se kështu duhet të dalë në skenë, me këtë lloj muzike e performance.

‘’Nuk ka më mirë kur je vetvetja dhe kur njerëzit të thonë se ky zhanër na pëlqen prej teje, kjo është që të përshtatet më mirë dhe unë atë e bëra. Unë kam qenë në Amerikë kur menaxheri më tha se ka pasur një takim me Labin dhe ka rënë diskutimi pse mos ta bëjmë një duet, mbasi edhe Labin e duan njerëzit dhe kemi pasur kërkesa më përpara, kështu që kemi vendosur të bashkëpunojmë’’, shprehet Genta.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura