La pas gruan dhe 3 fëmijë, punonte me kamionë. Kush është 37-vjeçari që humbi jetën në aksidentin e rëndë. Dyshohet se…

Dec 14, 2019 | 10:29
SHPËRNDAJE

ambulanza-notte-emergenza-2

Ilir Filolli është identifikuar viktima e një aksidenti të rëndë të ndodhur në Itali në zonën e Veronës. Sipas mediave italiane, 37 vjeçari me origjinë shqiptare, banues i Preganziol, humbi jetën duke lënë pas gruan dhe tre fëmijë.

Mësohet se në aksident u përfshinë dy mjete të tonazhir të rëndë, të enjten e 12 dhjetorit.

Hetimet zbuluan se dy kamionë u përplasën, për arsye të panjohura, pak para mesnate, rreth orës 23:40.

Njëri nga shoferët ishte shqiptari Ilir Filolli i cili humbi jetën në vend. Ndërsa shoferi i kamionit tjetër është në spital në gjendje të stabilizuar.

Policia dyshon se shkak i mundshëm i aksidentit mund të jetë bërë mjegulla e dendur dhe prania e akullit në rrugë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura