Për të katërtin vit radhazi, “Hopper HQ” publikoi listën e njerëzve që fitojnë më shumë nga Instagram-i, “Instagram Rich List 2020”.
Lista përfshin 100 ndikues të mediave sociale nga sfera të ndryshme të jetës, së bashku me fitimet e tyre nga Instagram-i dhe numrin e ndjekësve që kanë.
Kylie Jenner, e cila kryesonte listën prej vitesh, tanimë nuk është më mbretëresha e Instagramit. Kush e rrëzoi nga froni?
Është pikërisht aktori Dwayne Johnson, i njohur si The Rock, personi që fiton më shumë nga Instagram-i, me mbi 187,300,000 ndjekës. Ai merr një vlerë neto prej 1,015,000 dollarësh për postim.
Me rritjen e jashtëzakonshme në listën e ndjekësve në Instagram, The Rock, veç Kylie Jenner, la pas Kim Kardashian dhe Ariana Grande-n për të arritur në vendin e parë, nga pozicioni i gjashtë që ndodhej në vitin 2019.
Kylie Jenner është në pozicionin e dytë për vitin 2020. Ajo ka një numër prej 181,500,000 ndjekësish dhe fiton 986,000 dollarë për postim.
Jenner pasohet nga futbollisti Cristiano Ronaldo, i cili është personi më i ndjekur në Instagram, me 224,800,000 ndjekës. Megjithatë, postimet e tij vlerësohen në 889,000 dollarë, duke ulur kështu renditjen e tij të përgjithshme në listë.
Në pozicionin e katërt dhe të pestë janë Kim Kardashian dhe Ariana Grande që paguhen 850,000 dollarë për postim secila.
Lojëtari i cricket-it Virat Kohli dhe aktorja Priyanka Chopra janë të vetmit të famshëm indianë që arritën të hyjnë në Instagram Rich List 2020.
Justin Bieber gjithashtu u ngjit në renditje, duke arritur pozicionin e tetë nga i dhjeti ku ndodhej vitin e kaluar. Në vitin 2020, këngëtari kanadez kishte 139,300,000 ndjekës dhe fitonte 747,000 $ për postim. Ylli i ri i pop-it u raportua të kishte 115 milionë ndjekës në listën e vitit 2019.
Kjo është lista e Top 10 personazheve më të paguar në Instagram për vitin 2020.
- Dwayne Johnson
- Kylie Jenner
- Christiano Ronaldo
- Kim Kardashian
- Ariana Grande
- Selena Gomez
- Beyoncé Knowles
- Justin Bieber
- Taylor Swift
- Neymar Da Silva Santos Junior