Ky shtet amerikan goditet nga stuhia e fuqishme, pritet uragani më i madh në 26 vite

Aug 24, 2018 | 10:03
SHPËRNDAJE

Havaji është goditur nga erërat e forta dhe shiu i rrëmbyeshëm teksa Uragani Lane i afrohet shtetit amerikan, duke shkaktuar vërshime dhe rrëshqitje të dheut.

653B0299-6EF7-4466-BE89-6133BE0156DC_cx0_cy2_cw0_w1023_r1_s

Shkollat dhe zyrat janë mbyllur teksa banorët janë strehuar nga stuhia, e cila ka arritur në kategorië e tretë të enjten.

Derisa stuhia u është afruar ishujve të shtetit Aloha, era ka arritur shpejtësinë e 125 kilometrave në orë dhe shiu ka rënë me shpejtësi të madhe.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në Havaji.

Shtëpia e Bardhë ka thënë se autoritetet federale janë të gatshme për të ofruar ndihmë.

Shërbimi Kombëtar i Motit ka thënë përmes një njoftimi në Twitter se ndonëse kategoria e stuhisë është ulur, situata vazhdon të jetë e “rrezikshme” dhe vërshimet e mëdha përbëjnë “shqetësim të madh”.

Stuhia, e cila pritet të jetë e para kaq e madhe që prek tokën në këtë shtet në 26 vitet e fundit, mund të rezultojë kaq shkatërrimtar, sa guvernatori i Hauait, David Inge u ka bërë thirrje banorëve të marrin masa për magazinimin e ushqimeve dhe ujit të pijshëm për të paktën dy javë./REL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura