‘Ky ka qenë 4-vjeçar hallesh’, Hervin Çuli tregon a do largohet si drejtor i Teatrit Kombëtar: S’jam i përjetshëm, mandati im…

Oct 3, 2020 | 12:48
SHPËRNDAJE

hervin-culi

Hervin Çuli tha se do të jetë drejtori i Teatrit Kombëtar deri në fund të mandatit të tij në vitin 2022. Kështu aktori dhe regjisori hodhi poshtë fjalët që qarkullojnë prej ditësh se ai nuk do të jetë më në këtë post.

Duke folur në një intervistë në Neës24, Çuli tha se nuk do të jetë i përjetshëm në atë karrige, e thashethemet për largimin e tij nuk i bëjnë përshtypje.

Një thashethem që po qarkullon për ju personalisht një thashethem se së shpejti nuk do jeni më drejtor i Teatrit?

Unë këtë thashethem kam 6 vjet që e dëgjoj që 6 mujorin e parë që u bëra drejtor i Teatrit Kombëtar, s’më bën përshtypje se e para një ditë do iki nga ky vend, profesioni im s’është drejtor por aktor e regjizor.

S’jam drejtor i emëruar por i mandatuar, kam një mandat 4 vjecar që nëse nuk ndodhin shkelje të mëdha, ndërhyrje politike, është çik e vështirë të thyhen këto kontrata, gjithsesi s’më bën shumë përshtypje se një ditë do iki s’jam i përjetshëm.

Kam edhe 2 vjet e pak mandat, në 2022 më përfundon mandati.

Doni të qëndroni pas këtij mandati?

S’mund ta them dot tani se ky 4 vjecar me këto problemet e Teatrit, do prishet u prish, Covid-i qershia mbi tortë, shpërngulja e teatrit te Arti turbina, ka qenë një 4 vjecar unë tamam si drejtor e kam shijuar 4 vjecarin e parë ky ka qenë 4 vjecar hallesh se sa kemi pasur mundësi të zhvillojmë politika kulturore. Ndofta për momentin s’më kanë bërë ta shijoj tamam atë politikën kulturore e artistike.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura