Juventus nuk ndalet, Morata e Dibala leksion Interit (Video)

Jan 27, 2016 | 23:08
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Juventusi ka fituar me rezultatin 3 me 0 ndaj Interit në ndeshjen e vlefshme për gjysmëfinalen e parë në Kupën e Italisë.

213452070-7f771dca-9f83-4599-9cfb-d34003f852e6

Morata dyfishoi rezultatin në minutën e 63′ të takimit, ndërsa Dibala realizoi golin e tretë, gjashtë minuta para mbylljes së kohës së rregullt.

Skuadra e Mançinit u duk e shpërqendruar në fundin e pjesës së dytë. Në minutën e 70′ Murilo la skuadrën me 10 lojtarë, pas kartonit të dytë të verdhë.

Goli i parë i Juventusit u realizua me penallti. Arbitri dha 11-metërsh pas një kontakti në zonë mes Kuadrados dhe Murilos. Më herët, një tjetër incident u shënua në portën e Interit.

Daniele Bottallo / La Presse 27-01-2016 sport, calcio Juventus - Inter - Tim Cup 2015-2016 nella foto: Morata, esultanza 1-0 Daniele Bottallo / La Presse 27-01-2016 sport, soccer Juventus - Inter - Tim Cup 2015-2016 in the picture: Morata celebrates 1-0

Në minutën e 14′ të pjesës së parë, Medel devijoi topin me dorë pas një goditje dënimi në zonë, por protestat e lojtarëve të Juventusit nuk u morën në konsideratë nga arbitri.

Sipas pamjeve të kapura nga transmetimi, shihet që lojtari i Interit devijon me dorë topin.

Untitled-9

Kalendari

Takimi i parë luhet në Torino, ndërsa ndeshja e kthimit do të luhet në Milano më 2 mars. Një ditë më parë, skuadra e Milanit fitoi me rezultatin 1-0 me Alesandrian falë golit të Balotelit me penallti. Nëse kuqezinjtë do të kualifikohen në ndeshjen e ardhshme (1 mars), atëherë ata do të përballen me fituesin e çiftit Juventus-Inter në filanen e 21 majit që do të luhet në Romë.

Ndërkohë, pak minuta para fillimit të ndeshjes mes Juventusit dhe Interit, mediat italiane kanë publikuar edhe formacionet zyrtare të dy skuadrave.

FORMACIONET:

Juventus (3-5-2): Neto, Bonuçi, Cares, Chiellini, Cuadrado, Marchisio, Asamoah, Pogba, Evra, Morata, Mandzukic. Trajner: Alegri

Inter (4-3-3): Handanovic, D’Aambrosio, Miranda, Murillo, Nagatomo, Medel Felipe Melo, Kondagbia, Biabiany, Ljalic, Jovetic,Trajner: Mançini

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura