Kuvendi miraton shkarkimin e Xhafajt, Rama: Nuk tërhiqem nga Lleshi, është njeriu i duhur

Nov 6, 2018 | 10:40
SHPËRNDAJE

Me 75 vota pro Kuvendi ka votuar për shkarkimin e Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, duke pranuar dekretin e Presidenti Ilir Meta.

Shkarkimi i Xhafess

Nga sot Xhafaj është zyrtarisht pa post ministror, dhe Ministria e Brendshme pa titullar, deri në dekretimin e një emri të ri.

Rama gjatë fjalës së tij në Kuvend në seancën e jashtëzakonshme tha se  nuk tërhiqet nga emri i Sandër Lleshit, dhe do t’i japë kohën e duhur Presidentit.

Shkarkimi i Xhafes

“Koha më ka mësuar që të mos e them fjalën e fundit të parën, sot të votojmë shkarkimin e Xhafës, që e falënderoj për bashkëpunimin më pas votojmë në qeveri ministri e Brendshëm, si zv.ministër, që e refuzoi presidenti, dhe do t’i japim presidentit kohë që ta bluajë këtë çështje dhe të punojë për të krijuar bindje të plotë por edhe vetes.

Edi-Rama-Parlament-Sander-Lleshi1Kam shumë besim se Lleshi jo vetëm nuk do të zhgënjejë askënd por do të japë shtysë të fortë në drejtimin e Punëve të Brendshme. Ai në krye të Punëve të Brendshëm, është njeriu i duhur, në kohën e duhur dhe në vendin e duhur si përfaqësues i shumicës së duhur sot dhe nesër i republikës së Shqipërisë”, tha Rama para votimit.

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura