Kuvendi miraton shembjen e Teatrit, Majko bojkoton për herë të dytë. Rama nuk ishte në votim

Sep 20, 2018 | 23:44
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Me një votim të hapur maxhoranca ka miratuar dekretin e Presidentit Ilir Meta, i cili ktheu ligjin special për Teatrin Kombëtar për disa ndryshime.

Me75 vota pro është miratuar miratimi i këtij dekreti dhe njëkohësisht janë votuar dhe ndryshimet përkatëse.

Pas këtij votimi i hapet rruga prishjes së Teatrit Kombëtar dhe atij Eksperimental dhe ndërtim it ë një teatri të ri.

Rama Kuvend

Ajo që ra në sy në këtë votim ishte mungesa e Ministrit Pandeli Majko dhe Kryeministrit Edi Rama.

Opozita me anë të një kërkese ditën e djeshme kërkoi që të shtyhej votimi i ndryshimet në ligj, po ashtu Basha deklaroi se ata që do të votojnë pro do të cilësohen si terroristë.

votimi i dekretit per teatrin1

Kuvend/ Maxhoranca shqyrton dekretin e Metës për Teatrin, Ruçi i kthen përgjigje opozitës

Parlamenti ka nisur shqyrtimin e amendamenteve të maxhorancës për ligjin e teatrit. Ruci ka bërë një sqarim për këtë rast duke i kthyer përgjigje opozitës pas letrës që kjo e fundit i drejtoi një ditë më parë, në të cilën kërkonte që sot të miratohej vetëm dekreti i presidentit,  dhe jo amendimet e PS.

Në fjalën e tij Ruci, u shpreh se Parlamenti nuk e ka për herë të parë këtë procedurë, duke shtuar se miratimi i dekretit dhe miratimi i amendamenteve të reja për ligjin.

rama kuvend

Opozita më ka nisur një Opozita e sotshme ka shqyrtuar dekretin e Presidentin dikur dhe ka miratuar ligjin. Kështu ka vepruar kur ishte në pushtet vetë opozita. Precendetët e tyre janë përgjigjia më e mirë.

Para se të ankohen dhe të kërkojnë e të protestojnë duhet të dinë rregullore. Kjo ishte sa për sqarim. Fillojmë me shqyrtimin e dekretit.

Maxhoranca arrin të sigurojë 72 deputetë në sallë, seanca rinis me raportimin e kryeprokurores

Pas nje nderprerje per shkak te mungeses se 72 deputeve ne salle, ka rinisur seanca plenare ne Kuvendin e Shqiperise. Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruci i ka dhene fjales per leximin e raportit te punes, kryeprokurores se pergjithshme, Arta Marku.

marku kuvend

Me nisjen e seancës plenare Partia Socialiste ka tentuar të fuse në rendin e ditës një marëvshje të cilën kërkoi ta miratojë me procedurë të përshpejtuar.

Por në sallën e Kuvendit PS ka mbetur me 63 vota. Ndërkohë që dy votat ishin nga Lëvizja Socialiste për Integrim, Vangjel Tavo dhe Lefter Koka të cilët shkuan në Parlament për të mos djegur mandatet.

02c613e6-6afd-48e1-a3c3-b5926dad2af1

Nga radhët e PS mungonin 12 deputet, po ashtu nga tabele elektronike bie ne sy mungesa e Tom Doshit, Robert Bitrit dhe Dritanin Bicit të PDIU.

Duke qenë se nuk bëhëj kuorumi, PS ka kërkuar ndërprerjen e seancës, ndërkohë që Gramoz Ruçi kandërprer votimin duke mos shfaqur në tabelen elektronike prezencën reale.

Paralajmërimi i Bashës/ Çfarë pritet të ndodhë sot në Kuvend, maxhoranca …

Ndërkohë që opozita do të jetë e gjitha në Vlorë, maxhoranca në Tiranë pritet të miratojë disa ligje ku më i rëndësishëm është dekreti i Presidentit Meta për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar.

rama kuvend

Përmes vendimmarrjes së Komisionit të Veprimtarive Prodhuese, maxhoranca do të pranojë dekretin për të rrëzuar ligjin, por duke amenduar disa ndryshime për rihapjen e garës për Teatrin e ri Kombëtar.

Në lidhje me këtë çështje, Kryeministri Rama zhvilloi një takim për 60 minuta në Kuvend me kryeparlamentarin Gramoz Ruçi.

Njëkohësisht në seancën e sotme pritet të raportojnë edhe Kryeprokurorja e Përgjithshme, Arta Marku dhe kreu i ILDKPI-së, Shkëlqim Ganaj.

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura