Kuvendi mbyll punimet pa dekretin e Metës, PD: Tani qeveria ta tërheqë plotësisht ligjin e shembjes së Teatrit

Jul 18, 2018 | 12:48
SHPËRNDAJE

Në mbledhjen e fundit të Komisionit të Ekonomisë, Nënkryetarja demokrate e Komisionit Jorida Tabaku tha se qeveria është tërhequr nga Ligji për Teatrin, duke qenë se ka vendosur të mos presë dekretin e Presidentit.

tabaku

Afati i fundit që Presidenti të vendosë për kthimin pse jo të ligjit në Parlament është 30 korriku, por parlamenti e mbyll sesionin të hënën, në 23 korrik.

“Më në fund qeveria i thirri mendjes, vendosi të mos presë dekretin e Presidentit dhe të mbyllë Parlamentin para se të vijë dekreti i Presidentit”, tha Tabaku, e cila i kërkoi qeverisë që, me nisjen e sesionit të ri parlamentar, “pas pushimeve të gushtit, t’i thërrasë mendjes përfundimisht për ta tërhequr plotësisht ligjin e shembjes së Teatrit Kombëtar”.

Sipas PD, vendimi i qeverisë për të mbyllur Parlamentin pa pritur dekretin e Presidentit vjen pas denoncimit nga opozita dhe artistët të ligjit korruptiv të teatrit, prej të cilit Edi Rama përfiton 205 milionë Euro.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura