Kuvend, Barroso: E ardhmja juaj, në BE

Jun 30, 2014 | 12:53
SHPËRNDAJE

TIRANE- Presidenti i KE, Barroso ne nje fjale pershendetese drejtuar Kuvendit, ne prani edhe te opozites, ka thene se zgjerimi i BE-se mbetet prioritet dhe KE i mban premtimet kur partneret permbushin gjithe kriteret e kerkuara. 

“Gjate dy mandateve te mia ne u beme nga 15 shtete, tani jemi 28, pothuajse dyfishi. Ky eshte nje sukses per integrimin dhe pavaresisht sfidave ekonomike e krizes financiare ka qene e mundur te pranoheshin shtete te reja, por duke bere progres edhe ne vende te tjera si ne Shqiperi.  Të gjithë ata që kanë sugjeruar dhe kanë thënë se BE nuk ka qënë partner i besueshëm, e patën gabim. Natyrisht që vendet që duan të anëtarësohen, duhet të bëjn ë progres. E ardhmja e tyre, e juaja është në BE dhe angazhimi ynë është i palëkundur. Pra, marrëveshjet duhen respektuar, është çelësi i atij pushteti që ne kemi, magnetizmi i Europës dhe ne të gjithë e dimë që e ardhmja europiane mund të jetë një tregues për të ardhmen”- tha ai.

Barroso theksoi me tej se zgjerimi nuk është një profeci, nuk është rrugë me vetëm një drejtim. “Ai kërkon vision politik, ka gjithmonë çështje që dalin, përgatitjet janë të vështira, por ia vlejnë”- tha Barroso.

“Unë vetë kam jetuar në diktaturë për 18 vite, kam përjetuar atë shpresë që na ofronte Europa dhe BE dhe se si përfituam. Prandaj kjo është arsyeja që unë ndjehem afër jush. Ju lidhni perspektivën e aderimit me konsolidimin dhe modernizimin e institucioneve tuaja. Ky është procesi që duhet të motivoni”, tha ndër të tjera kreu i KE-së. 

“Para 10 vitesh ne bashkuam Lindjen dhe Perëndimin pas dekadash ndarjesh. Nuk do jetë i plotë bashkimi i Europës pa Europën Juglindore, Nga Tirana në Sarajevë nga Beogradi në Prishtinë njerëzit e shohin BE si shpëtim”, shtoi ai. 

Sipas Barrosos, një rol të rëndësishëm për plotësimin e të gjitha kushteve që duhen për tu bërë anëtare e BE-së, kërkohet angazhimi i politikës. “Mund të them se pasi kam qenë në krye të BE-së, se këto reforma ja vlejnë. Duhen gjithnjë dy vetë për të arritur rezultatet, ndaj të gjithë qytetarët e Shqipërisë duhet ta dinë se duhet të plotësohen detyrimet që vinë nga anëtarësimi. Unë do ju them se do ketë një vëmendje të veçantë për Shqipërinë. Dhe do ju shohin në një mënyrë më realiste, si një vend i ardhëm që do aderojë në BE. Si anëtar të këtij kuvendi, keni një rol të rëndësishëm, që të përgatiteni për tu anëtarësuar në BE. Ju nuk po i ndërmerrni këto reforma për të kënaqur BE-në, por për qytetarët tuaj. Një gjyqësor më efikas do ketë një ndikim pozitiv për shqiptarët. Aplikimi i standardeve evropiane, do jap reflektime pozitive.”-tha Barroso. 

Sipas tij, “Reformat ekonomike, sado të vështira të jenë do kontribuojnë për të rregulluar stabilitetin marko-ekonomik të Shqipërisë. Më lejoni të pranoj angazhimet e Shqipërisë në reformën ekonomike, siç është ajo me FMN. Të jeni të sigurt që KE do bashkëpunojë nga afër me institucionet financiare, për të dhënë mbështetje financiare për ju. Unë besoj që roli i tyre është tepër i rëndësishëm, siç është në disa projekte të integrimit rajonal. Ndaj, unë ju uroj për angazhimet tuaja të fortë, për bashkëpunimin rajonal. Jo vetëm tregtia e lirë është n jë shtysë për bashkëpunim rajonal, ku Shqipëria luan një vend aktiv, e bën atë një vend që tërhiqet nga investitorët. 

Unë mendoj se kjo tregon se Evropa, dhe BE nuk është koncept i largët, teorik, Europa jemi ne. Secili prej nesh, Shqipëria, është Evropa. integrimi i Shqipërisë në BE duhet të jetë një projekt për secilin prej nesh, për brezin tonë, pasi realizojmë një aspiratë historike. Ky është një nga mësimet më të mira sa i takon zgjerimit. Konsensusi në vend, në të gjitha partitë politike, ky konsensus është i rëndësishëm. Këtu, vinë të gjitha idetë, dhe këtu në Kuvend përfaqësohen të gjitha idetë. Kjo është salla e demokracisë. Unë e vlerësoj rolin tuaj, dhe e vlerësoj debatin demokratik. Një gjë që se kam pritur kurrë gjatë opozitës, ishte që të kisha mbështetje të qeverisë. Por, në disa sektor është e mundur që të realizohet një konsensus real, përtej pikëpamjeve politike.”-shtoj më tej Barroso.  

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura