‘Ku*vë kroate në Tiranë’, Antiterrori ndalon Kastriot Myftaraj për shkrimin kundër Vlahutin

May 10, 2017 | 11:31
SHPËRNDAJE

Në orët e vona të mbrëmjes të së martës është shoqëruar në polici gazetari Kastriot Myftaraj.

Kastriot Myftaraj
Kastriot Myftaraj

Burime për BalkanWeb thonë se Myftaraj është dërguar në komisariatin Nr.1 në kryeqytet nga njësia Antiterror dhe se shoqërimi i tij në polici vjen pasi me 7 maj në mbrëmje Myftaraj ka bërë një status në profilin e tij në rrjetn social “facebook” kundër ambasadores Vlahutin.

Nga të dhënat e para mësohet se ndalimi i tij është bërë për shkak se ka shfaqur elementë radikale dhe nxitje të dhunës e urrejtjes.Nuk dihen ende nëse ndaj Myftarajt do të ketë masë arresti apo do të lihet sërish i lirë.

Myftaraj kishte publikuar në “Facebook” një shkrim me titullin “Aventura e çuditshme e një ku*ve kroate në Tiranë”, shkrim që i kushtohej ambasadores së BE-së në Shqipëri, Romana Vlahutin.

“Kështu që çdo shqiptar që do atdheun e vet mund ta vrasë Romanën dhe ky do të ishte një akt antiterrorist, jo terrorist. Në këtë histori ka vetëm një terroriste që është Kurva e Pantovçakut, e cila e mbetur pa tutor punon për llogari të Beogradit”, shkruan Myftaraj.

Screenshot_1

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura