Kushtetuta e rrezikuar e Republikës së Kosovës!

Apr 11, 2024 | 7:56
SHPËRNDAJE

Albert-Prenkaj1ALBERT PRENKAJ

Nxjerrja e ligjeve nga qeveria “Kurti 2”, që janë në kundërshtim me Kushtetutën e që i trajton nga Gjykata Kushtetuese si jokushtetuese, megjithatë e njëjta qeveri tenton t’i implementojë. Është kjo tendencë e rrënimit të Kushtetutës aktuale?! Sepse ka paralajmëruar “Kushtetutën e tretë të Republikës”.

Mund të pajtohem me komentin se gjatë negocimit Kosovë-Serbi është prekur dokumenti i Ahtisarit si fundament i shtetësisë së Kosovës, në anën tjetër kritikat që i hedhen BE-së si të njëanshme gjatë procesit të dialogut, mosnjohjen nga pesë vendet e BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën, përkrahjen e strukturave paralele të Serbisë dhe kritika që i bëhet qeverisë së Kosovës për çmontimin e komunave paralele të Serbisë tingëllojnë shumë folklorike, populiste, shumë sugjestive. Një diskurs me retorikë kritike ndaj Brukselit zyrtar, në asnjë mënyrë nuk pasqyron sensin afirmativ, bashkëpunues, inventiv, dialogues. Është diskurs që hap pas hapi përmes kritikës çdo herë e më shumë po e përafron Brukselin zyrtar si dhe Uashingtonin me Beogradin, duke strukur Kosovën në bankën e fajtorit. Kritikat që i quajmë naive ndaj BE-së për mosndëshkim të Serbisë për të bëmat terroriste (Banjska) e veprime të tjera janë retorike dhe shterpe.

Nga ky diskurs “sovranist” për “vendosjen e rendit dhe ligjit”, “luftën kundër krimit të organizuar”, “heqjen e dinarit nga qarkullimi”, është politikë izolacioniste, egocentrike, autoritare dhe antihistorike që nuk ka të bëjë me sistemin e vlerave liberale dhe demokratike. Me këtë politikë nuk mundësohet integrimi i komuniteteve joshumicë, as bashkëpunimi rajonal, as integrimi në NATO dhe as në BE. Tehu i kritikës nuk duhet topitur duke kërkuar fajtorin diku tjetër, e duke kërkuar tërheqjen e ambasadorëve nga këndvështrimi i qytetarit evropian me një gjuhë çaluese. Mangësitë serioze duhen kërkuar në miopinë e veprimit politik të qeverisë “Kurti 2”, e cili në një mënyrë apo tjetrën është në plotni në axhendën e Presidentit të Serbisë, Vuçiç. Axhendë e cila dërgon në degjenerim të imazhit të Kosovës në sytë e organizatave ndërkombëtare, futjes së vendit në qarkun e vendeve të dhunuese ndaj të drejtave të pakicave, mospërkrahje nga mbështetësit thelbësorë të qenies shtetërore të Kosovës në arenën ndërkombëtare, si: FMN, Bankë Botërore, Klubi i Londrës, Organizata Botërore e Doganave, në OKB, etj..

Me këto tema të rrezikshme, kreu i qeverisë & co po shkaktojnë tërmete të shpeshta si paralajmërime të tërmeteve të ardhshme të radhës. Mbetemi me shpresë të mos shkaktohet kataklizma!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura