Fotot nga paparazzi/ Deputeti i PD-së me “kundërshtarin” e PS, por bën simbolin e demokratëve

May 5, 2024 | 12:22
SHPËRNDAJE

Është e pashmangshme që mos të ndeshesh në oborrin e Parlamentit me disa ‘kundërshtarë’, që në fakt jashtë sferës politike janë miq të mirë.

arbi agalliu (2)

Duket se oborri është pikërisht ai vendi ‘magjik’, ku deklaratat e forta, ofendimet, përplasjet apo edhe mendimet ndryshe zbehen. Jashtë, disa prej tyre harrojnë mëritë dhe ndasitë politike për të gjetur disa momente paqeje.

Duhet thënë kjo është një skenë shumë shpesh e parë në faqet tona, ku të shpeshta kanë qenë rastet ku edhe i kemi zbuluar këto miqësi. Foto e mëposhtme është e fundit.

arbi agalliu (1)

Deputeti i Partisë Demokratike, Arbi Agalliu, është ndeshur me kolegun e tij, Eduard Shalsi në derën e Parlamentit. Të dy deputetët kanë zgjedhur që të qëndrojnë për disa minuta së bashku.

Por, kur Agalliu ka parë që ishte duke u fotografuar, nuk ka ngurruar që të ngrejë lartë dy gishtat, duke bërë kështu simbolin e demokratëve.

arbi agalliu (3)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura