‘Qiramarrësit’, Kushtetuesja rrëzon kërkesën

Oct 31, 2012 | 15:24
SHPËRNDAJE

TIRANE- Gjykata Kushtetuese ka rerzuar kërkesën e Shoqatës së Qiramarrësve.

Ne nje njoftim per mediat, Kushtetuesja ka sqaruar vendimin e saj, duke shtuar se arsyetimi i plote do te behet publik me vone.

“Në përfundim të shqyrtimit të çështjes me kërkues shoqatën e Qiramarrësve në shtëpitë shtetërore ish-pronë private dhe subjekte të interesuara Këshilli i Ministrave dhe Kuvendi i Shqipërisë me objekt: “Shfuqizimi, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, i aktit normativ nr.03, datë 01.08.2012 “Për lirimin e banesave pronarëve të ligjshëm nga qytetarët e pastrehë, banues në banesat ish-pronë e subjekteve të shpronësuara” si dhe të ligjit nr.82/ 2012, datë 13.09.2012 “Për lirimin e banesave pronarëve të ligjshëm nga qytetarët e pastrehë, banues në banesat ish-pronë e subjekteve të shpronësuara”, pasi shqyrtoi dhe analizoi pretendimet e ngritura prej kërkuesit si dhe prapësimet e ngritura prej subjekteve të interesuara, me vendimin e datës 31.10.2012, njëzëri, vendosi: “rrëzimin e kërkesës”.

Shoqata e qiramarrësve përmes avokates së tyre Luljeta Petani i kërkoi Gjykatës Kushtetuese shpalljen antikushtetuese të aktit normativ të nxjerrë nga qeveria shqiptare. Sipas tyre ky akt është antikushtetues në formë dhe përmbajtje pretendime madje ata e konsiderojnë aktin për lirimin e shtëpive të ish pronarëve si diskriminuese.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura