“Kushtet për hapjen e negociatave janë shtuar”- Deputetja Dhimitri: Rama i karantinuar në sarajet e Surrelit, të punojë për plotësimin e tyre

Mar 24, 2020 | 21:15
SHPËRNDAJE

Deputetja e opozitës së re në Parlament, Fatjona Dhimitri, duke reaguar për vendimin për hapjen e negociatave, thekson se krahasuar me numrin e kushteve, Shqipëria është më keq se në vitin 2009 kur aplikoi.

FatjonaDhimitri

Ajo thotë se në këtë kohë që Kryeministri është i karantinuar në sarajet e Surrelit, mund të punojë online me mëkëmbësit e tij dhe jo të tmerrojë shqiptarët me sirena policie.

 

Reagimi i plotë:

Urime Shqipëri por ende shumë pune për të bërë…

Bashkimi Europian kishte  12  kushte në fillim, pastaj arriti ne 10,…. në 5.

Më tej Bundestag-u doli me 9 kushte, tashmë të përfshira në 4+11 kushtet (4 për bashkëpunimin politik + 11 për detyrat e qeverisë) nëqoftëse i referohemi numrave,  rezulton të jemi më keq se në vitin 2009 kur aplikuam për anëtarsim në BE.

Bashkimi Europian ka besim në forcën e vet, jep shpresë edhe në momentet më të vështira që po kalon njerëzimi sot.

Po ne a kemi besim te kjo qeveri që edhe kur populli jeton  me ankthin e pandemisë globale  vazhdon e kërcënon qytetaret e vet?

Ndër kushtet e vendosura prej BE është liria e medias,  finalizimi  i reformës zgjedhore.

Median që aq shumë e sulmoi Kryeministri i Rilindjes duke e quajtur “kazan” qëndron si pararojë për te çelur portën e negociatave.

Është e rëndësishme të reflektojmë thellësisht mbi këto kritere.

Qeveria shqiptare duhet të përgatisë një plan veprimi për masat e marra dhe për afatet brenda të cilave këto kushte do të përmbushen e t’jua paraqese vëndeve anëtare të Bashkimit Europian.

Në këtë kohë që Kryeministri është i karantinuar në sarajet e Surrelit, mund të punojë online me mëkëmbësit e tij  dhe jo të tmerrojë shqiptarët me sirena policie.

Kjo është një mundësi e mirë që i ofrohet për të qënë serioz pas 7 viteve qeverisje sui generis.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura