Kushtet e Luiz Ejllit për bashkëpunimin muzikor sollën krisjen e raportit të tij me Noizyn! Si ndikoi afrimi me rivalin e reperit dhe pse fituesi i BVV mohon prishjen e marrëdhënieve mes tyre

Aug 2, 2023 | 13:03
SHPËRNDAJE

Edhe pak ditë mungojnë nga koncerti i Noizy-t, ku shumë yje do të ngjiten në skenë në krah të reperit. Ledri Vula, Elvana Gjata, Dhurata Dora, Yll Limani, Varrosi, Ghali, Elai, Era Istrefi, Ravanny, Mc Kresha, Lyrical Son, Buta, BM, Stine, Rudi, Mr Elvis, West Side Family, Stresi, Elgit Doda, janë artistët që do të performojnë në koncertin e Noizy-t.

luiz ejlli noizy

Por nëse e shihni me kujdes listën mungon Luiz Ejlli. Pas daljes së tij nga “BBV” Noizy dhe Luizi u shfaqen bashkë në koncert, ku u bënë edhe premtime të mëdha, si bashkëpunime midis tyre e shumë të tjera. Dhe kjo jo nga mungesa e kohës nga palët besojmë, pasi të dy kanë sjellë projekte gjatë kësaj kohe. Madje, Luizi konfirmoi edhe bashkëpunimin e tij të parë me “rivalin” e Noizy-t, Getoar Selimin.

marina vjollca getoar selimi (7)

Këngëtari Luiz Ejlli ka reaguar në lidhje me koncertin, ku ka konfirmuar se nuk do të jetë i pranishëm. Luizi përmes një video-mesazhi, shprehet se për shkak të angazhimeve, e ka të pamundur të marrë pjesë e koncertit, ku të ftuar do të jenë shumë këngëtarë të njohur shqiptarë por jo vetëm.

luiz ejlli noizy3

Këngëtari njëkohësisht dhe fituesi i “Big Brother Vip 2”, ndër të tjera shprehet se i uron me zemër Noizy-t sa më shumë suksese, ku shton se mes tyre do të ketë dhe bashkëpunime.

“Po lexoja nëpër portale, pse nuk është Luizi te koncerti i Noizyt. Përgjigjja është se unë kam shumë koncerte, shumë aktivitete, e kam agjendën shumë të ngarkuar. Si unë, ka edhe shumë kolegë të tjerë, të cilët nuk janë. Unë i uroj me shpirt dhe me zemër Noizyt dhe të gjithë artistëve që do të jenë aty që koncerti të shkojë sa më mirë, të ketë sa më shumë sukses, të ketë sa më shumë audiencë. Të shkëlqejë si di ai. Do të takohemi me Noizyn, me të gjithë, këtu do jemi. Do të punojmë bashkë, do të rrimë bashkë, pa merak”, shprehet ai.

luiz ejlli noizu

Por me gjithë deklaratat e Luizit, krisja mes dy artistëve ka ndodhur realisht. Shkak për këtë janë bërë pikërisht politikat e bashkëpunimit mes tyre, të cilat Noizy nuk i ka pranuar. Kjo ka bërë që reperi të tërhiqet nga bashkëpunimi i tij me Luizin, ndonëse vetë ai u shpreh se së bashku do të bënin një album.

Fituesi i edicionit të dytë të “Big Brother VIP”, Luiz Ejlli ishte banori, i cili pati mbështetjen më të madhe nga publiku jashtë shtëpisë, veçanërisht dhe nga personazhet e njohur të “showbizz”-it shqiptar.

luiz ejlli noizy1

Një ndër artistët që e ka suportuar publikisht këngëtarin ka qenë reperi i njohur Noizy. Ai ka publikuar shpesh herë video të Luizit në rrjetet e tij sociale apo ku i kërkonte të gjithë fansave të tij që ta mbështesnin. E pas mbarimit të spektaklit të madh, është organizuar një “AfterParty” ku bëri bashkë të gjithë ish-banorët dhe produksionin.

luiz ejlli noizy2

Pjesë e festës ishte gjithashtu dhe Rigelsi, i cili është takuar për herë të parë me Luizin. Dhe së fundmi, reperi është pyetur rreth mbështetjes së madhe që i ka dhënë Luizit, ku është shprehur se ia vlente pasi ai ka sakrifikuar shumë për lojën në BBV.

“Pak më para shkëmbeva 2 muhabete me Luizin, e mbështeta se e ndjeva që ia vlen, ka sakrifikuar shumë për lojën është lojtari i vetëm që ka bërë çdo gjë për lojën, thash t’i japim pak mbështetje nga ana jonë e presim mund të bëjmë një bashkëpunim më vonë…”, u përgjigj Noizy.

noizy-1-1

Por tashmë, rrugët mes tyre janë ndarë dhe vështirë se këtë sezon do të shohim një bashkëpunim mes tyre.

Nga ana tjetër, Luizi po përgatitet për të bërë një këngë me Getoarin, çfarë gjithashtu ka sjellë pakënaqësi te reperi, që vijon ende ta quaj “rival” artistin kosovar.

noizy

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura