Kush ishte personi i fundit që lajmëroi familjen për humbjen e kontakteve me Ervis Martinajn, zbardhen detaje nga kallëzimi në Polici

Aug 11, 2022 | 10:41
SHPËRNDAJE

Zbardhen detaje nga kallëzimi që ka bërë në Drejtorinë e Policisë së qarkut Lezhë xhaxhai i Ervis Martinajt.

Ervis Martinaj-zhdukja-familja-

Sipas gazetares së News 24, Klodiana Lala, xhaxhai i tij ka treguar se me nipin kanë pasur kontakte në mënyrë indirekte përmes personave të tjerë me të cilët Martinaj shoqërohej.

Por ditët e fundit kontaktet e Martinajt edhe me personat e tjerë, që mbanin të informuar familjarët, janë shkëputur.

Sipas xhaxhait të Martinajt, dy ditë më parë në banesën e tyre ka shkuar një mik i afërt i Martinajt që mbante kontakte mes tij dhe familjes së Ervisit dhe ka pretenduar se ai dhe shokët e tjerë nuk kishin asnjë kontakt me të.

Kujtojmë që prej disa kohësh Martinaj është në kërkim ndërkombëtar me urdhër të SPAK pasi sipas dëshmisë së Nuredin Dumanit kishte urdhëruar Atentat ndaj Indrit Dokles.

Kallëzimi vjen pak kohë pas masakrës së ndodhur te mbikalimi i Fushës Krujës ku u ekzekutua kushëriri i tij Brilant Martinaj, Dikler Vata dhe Besmir Hoxha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura