Kush është “Taulanti nga Librazhdi” në përgjimet e Alizotit? Flet Balla: Ai….

Oct 17, 2018 | 23:05
SHPËRNDAJE

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla tha mbrëmjen e kësaj të mërkurë në emisionin “Opinion” se “Taulanti nga Librazhdi” që përmendet në përgjimet e Fredi Azotit, nuk është ai.

balla

“Në këtë vend emrat e politikanëve i përdorim pafundësish njerëz kjo nuk është lajm”, tha Balla.

Pse thotë ‘më kërkon Taulanti’ dhe jo Rama apo një tjetër, u pyet kreu i deputetëve socialistë.

Balla u përgjigj: “E para është që në gjithë historinë e ‘Babale 1’ s’ka një përfaqësues të PS që të ketë folur përditë për ta denoncuar video ‘Babale 1’ si një montim dhe shantazhim të shtetit. Madje edhe në momentin e parë të publikimit, unë kam dalë në emër të grupit parlamentar dhe PS-së për ta denoncuar…”

“Unë do them ata që do them edhe në prokurori, se kam takuar, se njoh këtë person”, tha Balla.

***

“Nuk e njoh Alizotin”, Balla: Rrezikoj deri 5 vite burg nëse rezulton e kundërta

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla tha të mërkurën në emisionin “Opinion” se nuk e njeh dhe nuk e ka takuar kurrë Fredi Alizotin, i cili në përgjimet e prokurorisë dhe në videon e publikuar nga Partia Demokratike pretendon të kundërtën.

a

Nuk e kam takuar ndonjëherë. Nuk e njoh këtë person dhe sot në kallëzimin e depozituar në Prokurori, këto që them para jush i kam thënë edhe atje. Nesër kam kërkuar që të shkoj në Prokurorinë e Krimeve të Rënda që këto që po them këtu t’i them edhe atje”, tha Taulant Balla në Tv Klan.

Pyetjeve se nëse mund të jetë ndonjë Taulant tjetër, Balla iu përgjigj: “Nuk e di, unë nuk jam. Deklaroj me përgjegjësi. Ju e dini që unë kam bërë një kallëzim penal dhe kam deklaruar me përgjegjësi të plotë që nuk e kam takuar, nuk jam unë ky personi. Dhe ju e dini që kallëzimi im, në rast se vërtetohet e kundërta rrezikoj deri në 5 vite burg, marr përgjegjësi të një kallëzimi të rremë, është nga gjobë deri në 5 vite burg, apo jo? Kam edhe unë kritikat e mija për Prokurorinë lidhur edhe me këto përgjime, në asnjë vend nuk mund të dilnin këto përgjime në publik. Në asnjë vend nuk mund të ndodhë që të dalë, më falni, një idiot, të përmendë emrin e një politikani, dhe sigurisht tani ky politikani apo qytetari duhet të justifikojë në media jam, apo nuk jam unë. Nuk jam o vëlla, fare, as nuk e kam takuar asnjëherë.”

Pyetjes së Fevziut se nëse provohet se e ka takuar, Balla iu përgjigj shkurt: “Shkoj në burg, në kokërr të burgut”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura