Kush është prezantuesja seksi që zgjodhi Gjebrea për Këngën Magjike

Nov 28, 2015 | 9:50
SHPËRNDAJE

Showman-i i njohur Ardit Gjebrea ka ndarë me fansat e tij lajmin se këtë edicion të “Këngës Magjike”, partnerja që do ta shoqërojë në netët finale më 3, 4 dhe 5 dhjetor do të jetë ish-Miss Shqipëria, Almeda Abazi.

Statusin e Arditit në Facebook e ka pasuar edhe ai i Almedës, e cila në profilin e saj ka shkruar: “Kam kënaqësinë të prezantoj përkrah Ardit Gjebreas Këngën Magjike 2015”. Po si arriti Almeda, nga një ish- Miss të shndërrohet në femrën më të përfolur të showbizz- it turk? 23-vjeçarja, e cila jeton në Stamboll me familjen, në intervista të ndryshme ka pohuar se jo gjithçka është ashtu siç duket.

ameldaPasi ka marrë pjesë në “Dancing with the stars” për Turqinë, ka mundur të hyjë në kastin e aktorëve më të pëlqyer të momentit në serialin “Sulejmani i Madhërishëm”, po ashtu është bërë pjesë e ekranit turk me një emision ku realizonte kronika anembanë botës.

Ajo nuk e ka mohuar se, përveç stërmundimit, për një gjë është e lumtur: që arrin të paguhet shumë mirë. Eshtë e para shqiptare që fitoi një kurorë të kalibrit si ajo e “Miss Globe”, por kthesën e famës në Turqi e mori me pjesëmarrjen në spektaklin e kërcimit ku u rendit e treta, dhe ku bëri shumë fansa për vete edhe pse ishte një vajzë e huaj për turqit.

Duke e konsideruar veten me fat që punon në Turqi, në lidhje me pagesat ajo ka pohuar se nuk kanë të krahasuar me pagesat në Shqipëri, që janë shumë të ulëta.

E pas lajmit për ardhjen e Almedës në Shqipëri, portalet online kanë komentuar pamjen e ish-Missit, si ka qenë dhe si është duke aluduar për ndërhyrje të ndryshme estetike në pamjen e saj.

Për këtë aspekt ajo ende nuk ka folur hapur, pasi në intervistat e saj është shprehur vetëm për projektet e reja në një serial televiziv dhe në një film, si dhe miqësisë që ka me artistët turq, me të cilët punon.

JETA E PRIVATE DHE DASHURIA 1-VJEÇARE E ALMEDËS

Gjithmonë ka pasur supozime për jetën private të Almedës në Turqi, të cilat ajo në përgjithësi ka preferuar t’i kalojë në heshtje. Momentalisht ai që e ka deklaruar lidhjen me vajzën shqiptare është vetë aktori, modeli dhe prezantuesi televiziv në Turqi, Tolgahan Sayisman.

Flitet se ata kanë 1 vit lidhje bashkë dhe sapo janë kthyer pas disa javësh pushime nga Los Angeles. Sayisman e ka bërë publike marrëdhënien e tij speciale me Almedën, pas një periudhe të gjatë që mediat turke e botonin këtë lajm.

Sayisman ka filluar të merret me modeling në moshë të re, ndërsa në vitin 2004 fitoi “Modeli më i mirë në botë”. Edhe ai ka eksperiencë si mister, pasi është shpallur fitues i konkursit të bukurisë “Manhunt International 2005”.

Të gjithë ata që i ndjekin serialet turke, mund ta kenë fiksuar portretin e tij në seriale te: “Esir Kalpler”, “Macolar” dhe “Dicle”. Nuk dihet ende nëse ai do vijë ta shoqërojë Almedën në Tiranë në ditët e qëndrimit të saj për të prezantuar “Këngën Magjike” në krah të Gjebresë.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura