Kush është milionerja 20-vjeçare me të cilën u fejua Sinan Hoxha

Feb 2, 2015 | 13:15
SHPËRNDAJE

Në foto: Sinan Hoxha dhe e fejuara
Flitet se kanë dy vite që njihen dhe takohen jashtë syve kureshtarë. Këngëtari Sinan Hoxha, siç duket, më në fund vendos të fejohet dhe vajza që i ka marrë zemrën quhet Andrra Destani dhe është me origjinë nga Kumanova e Maqedonisë, por që jeton në Hamburg të Gjermanisë. Pikërisht në këtë qytet gjerman Sinani ka qenë këto ditë, ku në një prej ndërtesave luksoze që quhet “20Up” ka festuar me Andrrën një natë romantike duke shkëmbyer unazat e fejesës. Vajza është në një moshë shumë të re në krahasim me artistin, ajo 20 vjeç dhe Sinani 39. Me profesion ajo është modele, që ka vite që jeton në shtetin gjerman. Ndërsa për dy vite rresht ajo ka marrë dhurata dhe gjithmonë lule nga këngëtari. Një tjetër burim tregon se Andrra, tashmë e fejuara e këngëtarit Sinan Hoxha, është jo vetëm e bukur, por ka edhe një familje të pasur. Po çfarë thoshte Sinani për krijimin e familjes në një nga intervistat e fundit të dhënë në media, i pyetur se pse e fsheh jetën private: ”Unë nuk e kam ndërtuar karrierën time në bazë të skupeve, por në baza të forta pune e talenti. Dija dhe unë të dilja me femra nëpër gazeta sa për të bërë show dhe publicitet, por kam zgjedhur një rrugë tjetër, më të drejtpërdrejtë me publikun. Ndërsa, sa për familjen që e dua më shumë nga ç’mendon çdo kush, mos kini merak se edhe ajo do të vijë shpejt me kismet të Zotit, shprehje kjo që e përdor mamaja ime shpesh”.
Ne urojmë që më në fund këngëtari të rehatohet dhe të ketë gjetur pjesën tjetër të nevojshme për zemrën dhe jetën e tij dhe, sipas disa burimeve, flitet se po këtë vit ata të dy do të martohen.
[portfolio_slideshow]

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura