“Kush e pranoi Vuçiçin si njeriun e paqes, unë apo ti?”, debat mes ish-ambasadorit shqiptar në OKB dhe Baton Haxhiut, analisti: Do e shihni tani e tutje çfarë do të ndodhë

Jun 25, 2020 | 9:42
SHPËRNDAJE

auto_haxhiu-nesho-772x4051593068275

Ish-ambasadori shqiptar në OKB, Agim Nesho, është përplasur me analistin Baton Haxhiu, mbrëmjen e djeshme. Ndërsa ishin të dy të ftuar në studion e “Opinion” dhe po diskutonin në lidhje me aktakuzën me të cilën po përballet Presidenti Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli e ish-ushtarët e UÇK-së, Nesho ‘iu hodh’ Haxhiut dhe e quajti një përkrahës të Serbisë.

Sipas Neshos, ka qenë Haxhiu ai që ka përkrahur Aleksandar Vuçiçin dhe e ka quajtur atë njeriun e paqes dhe se për këtë fjalim, vjen ky produkt i sotëm, që akuzohet UÇK-ja. Ndërsa, sipas Haxhiut, kjo gjë vjen sepse Serbia është fuqizuar.

Pjesë nga debati në studio:

Baton Haxhiu: Do e shihni tash e tutje se çfarë do të ndodhë?

Agim Nesho: Jo, jo jemi akoma.

Baton Haxhiu: Shikoje sa është fuqizuar Serbia, sa e ka GDP-në.

Agim Nesho: Po pse çfarë do të thotë që është fuqizuar Serbia.

Baton Haxhiu: E kanë harruar tashmë njerëzit se çfarë ka bërë Serbia, kush po akuzohet për krime lufte? Po akuzohet UÇK-ja…

Agim Nesho: Ne kemi harruar të shtrojmë çështjen e genocidit…Kush e pranoi Vuçiçin si njeriun e paqes….? Kush doli në Vjenë dhe tha që jemi miq? Isha unë apo ishte ti?

Baton Haxhiu: Kjo është e rëndësishme…

Agim Nesho: Po jo more, kjo s’është e rëndësishme se ti je viktimë, kë rënë në lojën e tyre….dhe prandaj krijohet kjo

Baton Haxhiu: Çfarë po krijohet more?

Agim Nesho: Kjo pra që sjell këtë produkt…

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura