“Kush e ka ndonjë problem, t’i pres veshët”- Fero publikon foton me armë në dorë, por u pendua dhe…

Jul 9, 2020 | 22:57
SHPËRNDAJE

Në fund të muajit që lamë pas Fero i ka befasuar të gjithë me një postim në Instagram, ku ka publikuar një foto të TuPac, teksa krahas saj ka shkruar se ai nuk ka vdekur dhe do rikthehet pas 24 vitesh. Sipas Feros, ai do jetë pjesë e videoklipit të tij të fundit.

fero

Aso kohe, ky status ka ngjallur reagime të shumta mes komentuesve që kanë shprehur indinjatën e tyre ndaj deklaratës së reperit.

Megjithatë, kënga tashmë është publikuar dhe sikundër na e mori mendja reperi e ka kthyer 2Pac përmes këngës së tij dhe pretendon se ai është një një farë mënyre 2Pac shqiptar.

Mirëpo, kënga nuk pati impaktin që jemi mësuar të shohim me këngët e tjera dhe jemi befasuar kur pak minuta më parë, Fero ka publikuar një foto aspak të zakonshme, të cilën u pendua dhe e fshiu më pas.

Ai kishte pozuar me një armë në dorë, teksa krahas saj kishte shkruar: “Hajt shpejt kallxom, kush o ka do problem t’i pres vesht e keq, ti shti nCellofon ti japiii. VAZHDO TEKSTIN NKOMENT”

fero

fero2 fero4 fero2 arbenita fero arbenita-ismajli-fero fero

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura