Kurti e Rama bëjnë “paqe” në Bruksel. Kryeministri i Kosovës publikon foto nga takimi dhe thekson se…

May 19, 2021 | 22:50
SHPËRNDAJE

Midis takimeve të zhvilluara në Bruksel nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ishte edhe ai pa protokoll me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.

187717308_1133798843786665_5938170621994987021_n

Ndërsa publikon dy foto nga takimi, Kurti thekson se kanë diskutuar mbi nevojën dhe format e bashkëpunimit e bashkëveprimit në mes dy shteteve tona.

Postimi i Kurtit:

Gjatë vizitës në Bruksel për darkën tradicionale me liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor, pata takime me Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Çështje të Sigurisë, z. Josep Borrell, që ishte edhe nikoqir i darkës, Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi dhe çështjet e tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, z. Miroslav Lajčák, dhe Raportuesen për Kosovë në Parlamentin Evropian, znj. Viola Von Cramon. Kurse me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, u takuam miqësisht e pa protokoll, para darkës, e për të diskutuar mbi nevojën dhe format e bashkëpunimit e bashkëveprimit në mes dy shteteve tona.

189038427_1133798887119994_1404831848839698206_n

Kjo vizitë ishte një mundësi e mirë për të përfaqësuar Kosovën dhe qeverinë e re të saj reformiste të dalur nga fitorja plebishitare e 14 shkurtit, për të diskutuar rëndësinë që kanë për njëri-tjetrin Bashkimi Evropian dhe Ballkani Perëndimor, si dhe mundësitë për të rritë ndihmën, mbështetjen dhe bashkëpunimin gjatë pandemisë dhe përtej e pas saj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura