Kurdët varrosin me nderime shqiptarin e moshuar që u vra në luftë kundër ISIS (Foto)

Jun 28, 2015 | 11:00
SHPËRNDAJE

Përcillet me nderime në banesën e fundit shqiptari i moshuar që u vra nga terroristët e ISIS-it në Kobani.
Rifat Horozi, 60-vjeç, u varros me nderime nga kurdët për shkak të ndihmës së madhe që u ka dhënë, duke ua falur edhe shtëpinë e tij refugjatëve kurdë, e duke marrë armët për të luftuar me ta.

Rifat Horozi

Vullnetar i njësive të mbrojtjes kurde, YPG, ai ishte shumë i njohur mes kurdëve, shkruan në Tuittër, Hamza Kobane, që ndjek nga afër zhvillimet në terren.

Ai thotë se i ndjeri ishte prej shqiptarëve të vendosur herët në Turqi, gjatë zhvendosjes së popullsive. Ai mendon se që nga koha e perandorisë otomane, por është e mundshme që të jetë shqiptar i Kosovës nga ata që u detyruan të largohen në vitin 1956. Ai ka identifikuar Prishtinën si origjinë të Rifatit.

Një poster i përgatitur nga kurdët tregon plakun shqiptar me një flamur të PKK-së kurde në dorë dhe me shënimin se dëshmorët nuk vdesin kurrë.

Kurdët e thërrisnin me emrin “Heval Karker”, që në gjuhën kurde do të thotë “mik punëtor”. Ai njihej mes kurdëve si 60 vjeçar, banor i qytetit Sinop, në Turqi, por me origjinë nga Shqipëria. U ishte prezantuar kurdëve si me gjak shqiptari. U bashkua me YPG dhe u vra në qytezën strategjike Kobani, gjatë luftimeve me ISIS.


Bashkimi i tij me kurdët pak javë më parë kishte krijuar një mini-sensacion në rrjetet sociale ku kurdët janë shumë aktivë. Kjo bëri që vdekja të pritej me keqardhje dhe mesazhe ngushëlluese.
Mbi 200 shqiptarë kanë shkuar vullnetarë në Siri për të luftuar me regjimin sirian. Një pjesë e tyre janë radikalizuar shumë tani dhe janë pjesë e formacioneve të të ashtuquajturit Shtet Islamik. Të paktën dy prej tyre janë parë në një video ku kërcënonin se lufta e tyre do të zhvendosej në Ballkan.

Janë shumë më të rrallë rastet kur shqiptarët janë radhitur për të luftuar vullnetarisht kundër ISIS. Organizata e përbërë nga një rrjet jo shumë kompakt grupesh të lëvizshme ka fituar një territor mes Irakut dhe Sirisë, po pak analistë besojnë se do të ketë të ardhme.


Një nga frontet ku ka pësuar më shumë humbje janë ato në kufijtë e trojeve të populluara nga kurdët, një komb 25 milionësh që ende nuk ka një shtet të vetin.

Një poster i përgatitur nga kurdët tregon plakun shqiptar me një flamur të PKK-së kurde në dorë dhe me shënimin se dëshmorët nukvdesin kurrë.(r.a.illyria)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura