Kur njëshi bëhet zero

Feb 23, 2021 | 16:36
SHPËRNDAJE

RAIMONDA SHUNDI

raimonda shundi

Lajmi që Rama po vaksinon personalitetet mbi 80-vjeç ka qënë debati i orëve të fundit duke i ndarë  gjykimet në pro dhe kundra. Pra, Rama (se ai e publikoj me zë e figurë në të gjitha ekranet tona ), ka bërë listën e 25 personaliteteve të cilët mund ta përfitojnë këtë shërbim. Emrat e  nderuar të ekranit si Tinka Kurti dhe Reshat Arbana ishin strategjia për të shpërfaqur planin e tij të shpëtimit. Ai nuk tha se do shpëtojmë personalitetin e mësuesit të popullit X, ose inxhinierin, urbanistin, arkitektin, piktorin, edukatoren Y.

Ai tha se do shpëtojmë Tinka Kurtin dhe Reashat Arbanën. Figurat e njohura nga shum kush si ai i aktorit, janë karemi i planit të seleksionimit. Nga këtu, pjesa e nderuar e pa njohur, ribaltoset. Fakti që të vaksinohet pjesa më e nderuar e kombit është ide mjaft e mirë sipas gjykimit tim. Por, problemi është se – cili jeni ju zoti Rama që vendosni se kush janë personalitet e këtij vendi të cilët ne duhet ti mbajmë sa më gjatë në jetë? Si funksionon kjo ndarje e kategorizuar?

Pra, cilët vendosin dhe me çfarë kriteri? Fatkeqësisht ne që në vegjëli jemi mësuar të mos kontrollojmë kontrollorin. Që tek prindërit tanë.  Gjatë rritjes nëna dhe babai ynë na thonin se kjo është e mirë dhe kjo tjetra e keqe. Dhe ne bindeshim duke e marë si të mirëqënë dhe vepronim dhe veprojmë po sipas mëndjes dhe gjykimit të tyre.

Në rastin më të keq, prindërit mund të ishin ca copa hajvanësh që mund të na orjentonin shtrembër dhe ne vijonim dhe vijojmë të rriteshim të deformuar, sepse besonim dhe besojmë tek ata. Ata që na udhezuan dhe na mësuan se si ne duhet të encim në jetë, e kishin trashëgim nga prindërit e tyre. Prindërit e tyre e kishin trashëgim nga të paraardhurit e tyre. Është i njohur fakti që në shoqërinë tonë rregullat dhe të drejtat që përbënin ligj, i vendoste kryeplaku i zonës.

Kryeplaku e vendoste këtë drejtësi, duke u nisur nga drejtësia që kishte vendosur shumë kohë më parë, i jati ose gjyshi dhe stërgjyshi i tij. Pra, shoqëria, komuniteti vazhdonte të jetonte sipas rregullave të stër stër stër gjyshërve. Asnjë i ri nuk kishte të drejtë të ngrinte zërin dhe të thonte mendimin e tij kundër këtij stër stër stër.. gjyshit. Komuniteti vazhdonte të jetonte i qetë dhe i lumtur, pavarësisht se brezi i ri ishte kundër stër stër stër gjyshërve. Duke vijuar me shkollën, tek mësuesja në klasë të parë. Ajo na shihte detyrat tona dhe na vëndoste edhe notën përkatëse.

Jemi mësuar që fëmijë tu bindemi dhe ta quajmë të padiskutueshme notën e mësueses. Pra, ajo ishte sovrani që vendoste për kapacitetin tonë. Cili është ai mekanizëm që kontrollon mësuesin? Ne jemi mësuar të pranojmë vlerësimin e njëshit. Që këtu nis keqformimi ynë. Që kur jemi 0- vjeç. Shoqëria jonë e ka minuar sistematikisht kritikën, organin e besimit dhe gjykimit të drejtë. Organi më suprem që ne kemi për tu marë me abuzimet është Kontrolli i lartë i Shtetit. Tani, këtë  Kontrollin e Lartë të Shtetit kush e kontrollon?

Ne nuk kemi forume që të kontrollojnë kontrolluesin. Pra, për rastin e vaksinimin, por edhe shumë të tilla, cilët janë ata që kanë vendosur se kush nga emrat është pesonalitet dhe meritojnë kujdes? Ai anonimi që ka vendosur, duhet të jetë  superpersonalitet që të marë të tillë ngarkesë mbi shpatulla. SPAK-un, si organ i lartë kontrolli dhe gjykimi, kush e kontrollon? Kur Cehovi ka thënë se :“Cili jam unë që mund të ndikoj te lexuesit me krijimtarinë time,” cfarë duhet të gjykojmë më tej për gjykuesit anonimë?  Gjithashtu edhe Haruki Murakami, shkrimtari Japonez i cili ka mjaftueshëm influencë me letërsinë e tij, nuk pranon të jetë pjesë e komisioneve letrare me te vetmin motiv se: “Cili jam unë të vendos për më të mirin?”.

Kjo nuk do të thotë se nuk ka të mirë nga ku gjykojnë me kritere dhe drejtësi, por të gjykosh punën krijuese, shkencore, artizane, inxhinjerike… etj etj duhet fillimisht të kesh një sistem të mirë peshues dhe vlerësues, gjë që vendi ynë e ka kategorikisht të përjashtuar. Fakti që nuk ka kritikë të mirëfilltë dhe institucione të drejta (jo partiake) kontrolluese e bën situatën  të trishtë, pa shpresë. Nga këtu ne e kemi nisur mbrapsht, për të mos shkuar më tej.

Mekanizmi kontrollues nga ku ne të mundemi të kemi referenca të sakta, është hapi i duhur për një shoqëri të zhvilluar mbështetur në vlera dhe jo në klientelizma. Ky do qe hapi i duhur. Deri atëhere ne do të vijojmë të shohim lider absurd që deklarojnë boshllëk, paaftësi drejtimi dhe keqmenazhim të pushtetit, që ne ja kemi dhënë, pa ditur se cdo të mund të marim. Ato që morëm, na mjaftojnë për të qënë thellësisht të pakënaqur dhe të pa lumtur në raportë me kënaqësinë dhe lumturinë që prisnim. Kënaqesia dhe lumturia nuk ka fund.

Do të uronim që ata që do të vijnë, të na bënin pak të lumtur dhe të gëzuar, dhe për këtë nuk duhet ndonjë sakrificë e madhe. Mjafton të vihen në pozicionin e gjithsekujti nga ne dhe të veprojnë, të bëjnë ligje dhe të komandojnë për ato gjëra që duam ne. Vetëm atëherë do të mund të jenë të bekuar dhe jetëgjatë. Vdekja jetësore ndryshon nga vdekja politike. Një politikan i mëncur, jeton shumë më gjatë  se sa perëndia ja ka bërë kismet.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura