“Kur mendon të bëhesh me beb?”/ Partnerja e Olsi Bylykut flet për planet me aktorin, 24-vjeçarja: Ja si e menaxhova ankthin

Oct 16, 2021 | 19:58
SHPËRNDAJE

Partnerja e Olsi Bylykut, Egli Tako, vendosi të tregojë disa detaje rreth marrëdhënies që ka me aktorin e humorit. Gjatë një bisede virtuale me ndjekësit të zhvilluar dje në Instagram-in e saj, Egli nuk u kursye dhe iu përgjigj të gjitha pyetjeve.

egli tako (5)

Kur mendon të bëhesh me beb?”, ishte një ndër pyetjet më të shpeshta që iu drejtuan këngëtares, e cila iu përgjigj: “Mendoj pas disa vitesh (3-4). Por gjithçka varet nga Zoti”.

egli tako (2)

Çifti publikojnë shpesh foto dhe video gazmore në prani të njëri-tjetrit për fansat e tyre. E pyetur se çfarë e bezdis më shumë tek këngëtari, Egli tha: “Nuk e ka mendjen kur unë flas”.

egli tako (4)

Mirëpo, Bylyku di ta shprehë dashurinë edhe me fjaë e madje i ka bërë një dedikim shumë të bukur partneres së tij, e cila nuk e harron kurrë. Ajo zbuloi se fraza më e bukur që i ka thënë aktori është: “Ti je ngjyra që nuk e kisha llogaritur, por që më plotëson pikturën”.

egli tako (3)

Më herët, Tako ka folur hapur për betejën e saj me ankthin dhe depresionin. Prandaj, dikush e pyeti: “Çfarë simptomash ankthi ke patur?”.

Pothuajse çdo simptomë: frikë, parehati, rrahje zemre, dridhje trupi, dhimbje qafe, të vjella, humbje oreksi, humbje emocionesh, dëshirash, qëllimesh… Dhe jo vetëm ankth”,- u përgjigj Egli.

egli tako (1) egli tako (5)

Ajo shtoi se terapia me psikologë dhe mjekimi janë ato që e kanë ndihmuar ta menaxhojë situatën.

Ndërkohë, Olsi zbuloi muajin e kaluar se bashkëmoshatarët e kanë paragjykuar që në një moshë të re (aktualisht 23 vjeç) ndërtoi një lidhje serioze.

olsi bylyku (2)

Ka shumë njerëz që thonë ti mund të kalosh ato përvojat e tuja, dhe pastaj të krijosh një lidhje se je i pjekur. Ne këtë se’e kemi në dorë. Mund të biesh në dashuri 15, 16, 17, 18 vjeç.

Unë dhe Egli u dashuruam që herën e parë që u njohëm dhe sot e kësaj dite asnjëherë nuk më mërzitet si njeri. Pres që të mbaroj angazhimet e mia që të rri me të. Pres me kënaqësinë më të madhe që të krijoj familje me të dhe një dasëm, se një dasëm na duhet”,- u shpreh Olsi.

olsi bylyku egli tako (13) egli tako (1) olsi bylyku egli tako (5) olsi bylyku egli tako (8) olsi bylyku egli tako (14) olsi bylyku egli tako (10) olsi bylyku egli tako (12) olsi bylyku egli tako (11) olsi bylyku egli tako (6) olsi bylyku egli tako (4) olsi bylyku egli tako (2)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura