“Është prona ime”- Kundërshtoi vendimin dhe pasi ofendoi gjyqtaren, tentoi ta godasë! Ç’ndodhi gjatë seancës gjyqësore, arrestohet 63-vjeçari

Apr 13, 2024 | 13:07
SHPËRNDAJE

Një 63-vjeçar ka ofenduar dhe ka tentuar të godasë gjyqtaren e çështjes pasi nuk ishte dakord me vendimin e saj.

arrestim

Ai ka kundështuar vendimin e magjistrates gjatë seancës në Gjykatën Administrative Lushnjë, duke e konsideruar të padrejtë dhe ka pretenduar se prona për të cilën po zhvillohej gjyqi i përkiste atij.

“Në Gjykatën Administrative Lushnjë, gjatë një seancë gjyqësore për çështje pronësie, shtetasi J. K., pas vendimit të marrë nga gjykatësja e çështjes, ka kundështuar vendimin, ka fyer gjykatësen dhe më pas ka tentuar ta godasë atë, me pretendimin se vendimi i saj ishte i padrejtë sepse prona për të cilën po zhvillohej seanca gjyqësore, i përkiste atij”, raportojnë uniformat blu.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit kanë ndërhyrë efektivët të kanë prangosur 63-vjeçarin me iniciale J. K., banues në Sarandë.

 

 

Njoftimi i policisë:

Lushnjë/ Kundërshtoi vendimin e gjykatëses, gjatë një seance gjyqësore për çështje pronësie, dhe më pas tentoi ta godiste atë, kapet dhe ndalohet 63-vjeçari.

Në Gjykatën Administrative Lushnjë, gjatë një seancë gjyqësore për çështje pronësie, shtetasi J. K., pas vendimit të marrë nga gjykatësja e çështjes, ka kundështuar vendimin, ka fyer gjykatësen dhe më pas ka tentuar ta godasë atë, me pretendimin se vendimi i saj ishte i padrejtë sepse prona për të cilën po zhvillohej seanca gjyqësore, i përkiste atij.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, kanë ndërhyrë shërbimet e Komisariatit të Lushnjës, të cilët kanë kryer veprimet procedurale për ndalimin e shtetasit J. K., 63 vjeç, banues në Sarandë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura