Kultivimi i drogës në Shqipëri, Vocaj: Në 3-4 vitet e fundit e kufizuam jashtëzakonisht fenomenin

May 14, 2021 | 21:24
SHPËRNDAJE

Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale, Tonin Vocaj të premten deklaroi se një nga drejtimet më të rëndësishme të veprimtarisë së krimit të organizuar në vend është trafiku i drogës.

tonin vocaj

I ftuar në studion e emisionit “JAVA” në RTSH, Vocaj theksoi se Shqipëria ka tre çështje të mëdha që lidhen me drogën, duke shtuar se policia shqiptare pretendon se tre-katër vitet e fundit ka bllokuar në përmasa të jashtëzakonshme fenomenin e kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike.

Unë do të ju them vetëm dy shifra. Ne kemi patur gjatë vitit që kaloi, në brigjet e përbashkëta me Italinë, sekuestrimin e 911 kg kanabis sativa dhe gjatë këtij viti kemi një operacion të përbashkët me Guardia di Finanza ku u sekuestruan 400.kg kanabis sativa. Kemi pasur disa sekuestrime që janë vlerësuar të rëndësishme në Malin e Zi dhe veçanërisht në fundin e vitit që kaloi. Hetime që në bashkëpunim me policinë dhe prokurorinë e Malit të Zi kemi pasur arrestime reciproke”, tha ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura